22.12.2021

Shahpaska: Me rregullimin e formave jostandarde të punësimit do të krijojmë vende të reja të punës 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në punëtorinë me temë “Vlefshmëria e formave jostandarde të punësimit në kontekstin maqedonas”, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

 

Ministrja Shahpaska theksoi se me Ligjin e ri të marrëdhënieve të punës në të cilin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon së bashku me partnerët socialë, në mënyrë precize dhe të qartë rregullohen format jo standarde të punësimit, me çka proceset e punës do të përshtaten me nevojat e reja të tregut të punës. Njëkohësisht, të drejtat e punëtorëve do të mbrohen tërësisht, sepse do të largohen të gjitha mundësitë për keqpërdorim dhe manipulim.

 

“Me rregullim të mirë dhe zbatimin e formave jo standarde të punësimit mundësohet përshtatje e shpejtë e punëdhënësve në tregun dinamik të punës dhe ballafaqimin me mungesën e forcës së punës. Nga ana tjetër, punëtorëve do t’iu lehtësohet qasja deri te vendet e reja të punës, në veçanti të grupeve të margjinalizuara, të rinjve, grave, punëtorëve më të moshuar dhe emigrantëve. Format jo standarde të punësimit nuk guxojnë të jenë mjete për zvogëlimin e shpenzimeve të forcës së punës në llogari të të drejtave themelore të punëtorëve. Prandaj, gjatë rregullimit të tyre duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Punëtori dhe të drejtat e tij në asnjë moment nuk guxon të rrezikohen”,  vlerësoi ministrja Shahpaska. 

Ajo theksoi se me Ligjin e ri të marrëdhënieve të punës qartë do të rregullohen marrëveshjet në kohë të caktuar pune, puna në distancë dhe puna nga shtëpia, angazhimi i punëtorëve në amvisëri, punët sezonale dhe punët e përsëritura sezonale, puna me kohë jo të plotë pune.

 

“Më mirë do të rregullohet edhe marrëdhënia e punës duke adresuar edhe punësimet e mbuluara, të cilat janë devijim thelbësor nga punësimi standard. Këto janë çështje shumë të rëndësishme dhe pikërisht për këtë arsye kjo punëtori është shumë e rëndësishme për ne si shtet, që të mund të sjellim zgjidhje të duhura të cilat do të jenë në interes edhe të punëtorëve edhe të punëdhënësve, dhe me këtë do të jenë në interes të shtetit”, tha ministrja Shahpaska. 

Në punëtori foli edhe koordinatori nacional i ONP-së, Emill Kërstanovski. Në këtë punëtori online morën pjesë edhe ekspertë ekonomistë dhe juristë ndërkombëtarë nga fusha e tregut të punës, për dialog social dhe të drejtë të punës, por edhe ekspertë dhe profesorë universitarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të punëtorëve dhe të punëdhënësve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.