14.10.2021

Shahpaska në takim me pensionistët në Koçanë: Punojmë në metodologjinë e re me të cilën pensionet do të harmonizohen me rritjen e pagës mesatare

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Koçani, ku marrin pjesë edhe pensionistët e Çeshinovës-Obleshevës dhe Zrnovci, që vlen për një nga shoqatat më të mëdha sepse numëron rreth 8.000 pensionistë.

Ajo informoi pensionistët për pyetjet që ata më shumë interesohen, rreth standardit pensional dhe për rritjen e pensioneve.

“Biseduam edhe për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pensioneve ku Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tani më qaset dhe besojmë se deri në fund të vitit, do të porositet metodologji e re, me çka pensionet do të harmonizohen edhe me rritjen e pagës mesatare”, tha ministrja Shahpaska.

Në takim me ministren Shahpaska, anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Koçani u interesuan edhe për ndërtimin e Shtëpisë rajonale për të moshuarit. Ministrja rekomandoi se në programin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është përfshirë edhe ndërtimi i Shtëpisë së të moshuarve me kapacitet prej 156 persona, i ndërtuar në përputhje me zgjidhjet bashkëkohore dhe standardet për sistemimin e të moshuarve.

Kryetari i Koçanit, Nikollço Ilijev, e informoi ministren se komuna e Koçanit do t’i mbulon shpenzimet për komunalet dhe pajisjen e tokës ndërtimore.

Shtëpia e të moshuarve ka kapacitet prej 12 dhomave me krevate teke, prej të cilëve gjashtë për personat me aftësi të kufizuar, 66 dhomave me krevate dopio dhe 6 apartamente.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve në Koçanë, Gjorgji Serafimov, tha se Shtëpia e të moshuarve është prioritet i qytetarëve të Koçanit dhe prandaj edhe pensionistët të qytetit konsiderojnë se projekti duhet të realizohet sa më shpejt.

Sipas ministres, një nga përfitimet për këtë grup të rrezikuar të qytetarëve është reforma sociale me të cilën të moshuarit të cilët nuk janë përfitues të pensionit dhe shërbimeve të tjera sociale marrin kompensim mujor prej 6.000 denarë, plus shtesë prej 1.000 denarë, me të cilat mbulohen një pjesë e shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri, e harmonizuar me rritjen e shpenzimeve të jetës në vitin e mëparshëm të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikës. Këtë shërbim social e shfrytëzojnë rreth 10.000 qytetarë.

Ministrja u njoftua edhe për përqindjen e lartë të pensionistëve të vaksinuar nga komuna e Koçanit, me çka ajo porositi se imunizimi duhet të vazhdojë sepse vetëm kështu mund të sigurohet imuniteti kolektiv, aq i domosdoshëm që vendi jonë të vazhdojë me rrjedhat e përditshme shoqërore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.