09.10.2021

Shahpaska nga “Tekstiliada” në Shtip: Me Ligjin e Ri të Marrëdhënieve të Punës për mbrojtje më të madhe të të drejtave të punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në tribunën e pestë “Tekstiliada”, në Shtip, në organizim të shoqatës civile “Punëtor i zëshëm tekstili”. Në diskutimin e saj me temë “Institucionet në interes të punëtorëve” tha se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me kohë reagojnë dhe ndihmojnë në zgjidhje të shpejtë të problemeve të punëtorëve në veçanti për 42.000 të punësuar, kryesisht gra në industrinë tekstile.

Kështu, Shahpaska sugjeroi se në përputhje me Planin e Veprimit për Programe Aktive dhe Masa, është parashikuar mbështetje e personave të papunësuar të cilët i humbën vendet e punës në periudhën e krizës të shkaktuar nga virusi korona, veçanërisht të punësuarve në industrinë tekstile. Ministrja porositi se deri në fund të vitit në përputhje me rrjedhat ekonomike do të rritet edhe paga minimale dhe mesatare.

“Në pjesën e rritjes së pagave, bëhen analiza dhe dëgjojmë se Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështjet Ekonomike, Bytyqi, tha se deri në fund të vitit mund të presim të rritet paga minimale dhe mesatare. Tani më jemi shumë afër asaj që ishte premtimi ynë, se për 4 vite paga minimale do të arrijë rreth 500 euro. Ministria e Financave, ka parashikime optimiste se PBB do të vazhdojë të rritet dhe të gjitha trendët pozitive që janë të evidentuar në tremujorin e tretë të vitit 2021, shkojnë në drejtimin e asaj se do të kemi rritje të pagës minimale, mesatare dhe pensionet”, tha Shahpaska.

Ajo potencoi se Qeveria në përputhje me Programin e Punës, e barazoi pagën minimale të punëtorëve nga industria tekstile me pagën minimale të të gjithë punëtorëve. Paga minimale deri tani është rritur për 64%, përkatësisht prej 8.980 denarë sot është 15.194 denarë.

Sipas ministres Shahpaska, për t’ju përgjigjur nevojave reale të punëtorëve, MPPS përgatit një Ligj të ri për Marrëdhëniet e Punës.

“Pas 16 viteve Ligji për Marrëdhëniet e Punës do të korrespondon me zhvillimin teknologjik, me nevojat e punëtorëve dhe të punëdhënësve. Saktë do t’i rregullojmë kontratat me kohë të caktuar me çka do të sigurojmë siguri për punëtorët, do të rregullojmë pas sa kohë dhe nën cilat kushte ata duhet të kalojnë në kontratë me kohë të pacaktuar, do të rregullojmë punën sezonale, në veçanti të drejtat e punëtorëve në periudhën kur nuk janë të angazhuar në sezon. Do të sigurojmë zgjidhje moderne dhe efikase për pushimin e lehonisë, në pjesën e mëmësisë dhe prindërimit, ku edhe babai do të ketë të drejtë për pushim nga puna. Pushimi i lehonisë do të jetë më i gjatë se nëntë muajt e tanishëm”, tha Shahpaska.

Në rritjen e të drejtave të punëtorëve është edhe zgjidhja e re ligjore që parashikon pensionimin me moshën 64 vjeçare dhe 15 vite përvojë pune për gratë dhe burrat por edhe Ligji për të dielën, ditë jo pune, me të cilin do të mundësohet 92 për qind e punëtorëve në vend, e diela të jetë ditë e tyre e pushimit.

Qeveria solli edhe më shumë pako të masave ekonomike që ishin në drejtim të mbrojtjes nga përhapja dhe parandalimi i krizës me koronën. Ishin të liruara dhe ende janë të liruara nga obligimet e punës gratë shtatzëna, ndërsa punëdhënësit u mbështetën me disa paketa të masave për pagesë të rregullt të pagave.

MPPS përgatit edhe Ligjin për Ndërmarrjet Sociale, ndërsa deri në fund të muajit do të hapet Qendra për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përgatiti Strategjinë për Siguri dhe Shëndet gjatë punës  me të cilën fitohen drejtime të qarta, për veprim gjatë periudhës prej vitit 2021 deri 2025. Është përgatitur edhe Plani i Veprimit gjatë periudhës prej 2021 deri 2023, me të cilin janë përcaktuar aktivitete konkrete dhe masa që do të realizohen për realizimin e qëllimeve strategjike të planifikuara.

Të gjitha këto përpjekje të Qeverisë dhe të MPPS-së janë drejtuar nga krijimi i kushteve dinjitoze të punës për punëtorët në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.