22.12.2021

Shahpaska për “Kanal 5”: E diela - ditë e pushimit javor do të gjenerojë punëtorë të motivuar dhe produktivë dhe punëdhënës të kënaqur 

“E diela - ditë e pushimit javor është një zgjidhje ligjore për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitit së bashku me partnerët socialë, përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësit, për të cilën janë mbajtur pesë seanca të Këshillit Ekonomik - Social. Përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, ne kemi sjellë zgjidhjen më të qëndrueshme që do të hyjë në fuqi më 1 janar”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

 

Ajo theksoi se kjo zgjidhje ligjore mundëson vendosjen e një ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj private të punonjësit, e kjo do të kontribuojë në motivimin shtesë dhe rritjen e produktivitetit të punonjësit dhe në të njëjtën kohë do të gjenerojë kënaqësi edhe tek punëdhënësit. 

“Të dielën nuk do të punojnë 92 për qind e punëtorëve dhe ata që do të punojnë të dielën në ato veprimtari, që janë përjashtim dhe funksionimi i të cilëve është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e shtetit, do të marrin një shtesë rroge prej 50 deri në 100 për qind më shumë për çdo orë të kaluar në punë dhe një ditë shtesë për një ditë pushimi në shtatë ditët e ardhshme”, tha ministrja Shahpaska.

 

Sa i përket kontrollit për respektimin konsekuent të kësaj zgjidhjeje ligjore, ministrja e theksoi rolin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, i cili përmes kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme do të monitorojë respektimin e ligjit dhe të drejtave të punëtorëve. 

Ajo theksoi se Ligji parashikon edhe sanksione për shkelësit. Punëdhënësit që shkelin ligjin ndalohen të punojnë për 15 ditë dhe nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën vepër brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë. Gjatë periudhave të ndalimit të punës, punëdhënësi do të jetë i detyruar t’u paguajë punëtorëve kompensim në shumën e pagës që marrin rregullisht. 

Në periudhën e kaluar janë bërë përpjekje të veçanta për fuqizimin e kapitalit njerëzor në Inspektoratin Shtetëror të Punës, tha ministrja, duke theksuar se gjatë pandemisë janë kryer edhe 100 për qind më shumë inspektime të jashtëzakonshme në respektimin e protokolleve dhe të drejtave të punëtorëve Në të kaluarën, Ministria, së bashku me përfaqësues të punëtorëve, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe organizatave joqeveritare që punojnë në fushën e punës, kanë mbajtur takime të rregullta online, veçanërisht të rëndësishme për komunikimin e drejtpërdrejtë ndërmjet punëtorëve dhe inspektorëve të punës, me qëllim mbrojtjen më të mirë të të drejtave të punëtorëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.