Shahpaska: Regjistrimi do të japë pasqyrë reale të nevojave të tregut të punës, politikave të sistemit pensional, edukimit parashkollor dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve

“Regjistrimi është operacioni më masiv, më i gjerë, më i besueshëm statistikor dhe aspak operacion politik dhe është një tregues i rëndësishëm i gjendjes në të cilin ndodhet popullsia”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në fjalën e saj para qytetarëve rreth rëndësisë së regjistrimit si operacion më i rëndësishëm statistikor.

“Si një Ministri që ka në fokus grupet më të prekshme të qytetarëve, si: fëmijë, punëtorë, pensionistë, persona me aftësi të kufizuara, ne kemi nevojë reale për regjistrim, që do të organizohet në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat”, potencoi ministrja Shahpaska.

Ajo shtoi se bazuar në të dhënat e marra nga regjistrimi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveria do të munden të ndërtojnë politika dhe strategji të ardhshme, që do të sigurojnë përgjigje efektive ndaj nevojave të qytetarëve.

“Nga përgjigja e pyetjes se cila është struktura e moshës së popullsisë, varen politikat tona për zgjerimin e kapaciteteve në institucioneve parashkollore, për ndërtimin e shtëpive të pleqve etj.”, nënvizoi Shahpaska.

Ministrja theksoi se nevojat e tregut të punës dhe orientimet që duhet të lëvizin trajnimet dhe rikualifikimet e fuqisë punëtore janë parakusht i rëndësishëm për uljen efikase të papunësisë, por edhe për sigurimin e rritjes ekonomike.

Ajo theksoi se përmes regjistrimit do të marrim përgjigje, si: Nëse është dhe sa është e përfaqësuar barazia gjinore në tregun e punës? Si është situata me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor? Të dhëna këto nga të cilat do të varen strategjitë tona të ardhshme.

“Të dhënat e regjistrimit do të mundësojnë të planifikojnë politika në sistemin pensional në mënyrën e duhur, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë.

Si shtet, ne kemi detyrim të kujdesemi për personat me aftësi të kufizuara dhe të sigurojmë përfshirjen e tyre të plotë. Kjo mund të arrihet vetëm duke skanuar gjendjen reale në terren”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se këto janë vetëm disa nga pyetjet - përgjigjet e të cilave do t’i marrim duke zbatuar regjistrimin, kurse kjo do të na mundësojë përcaktimin e nevojave reale të popullsisë.

“Regjistrimi nuk është zgjedhja jonë, është obligim i ynë. Ne jemi të detyruar të krijojmë strategji dhe politika që plotësojnë nevojat e qytetarëve dhe që na e hapin perspektivën evropiane”, përfundoi Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.