Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale nga Shkupi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale nga Shkupi, ku diskutuan për rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve sociale në nivelin lokal, në mënyrë që këto shërbime të jenë në dispozicion për ata persona që u nevojitet një gjë e tillë.

“Përkujdesja për të gjithë qytetarët është përparësia jonë. Një pjesë e reformës sociale që e kemi zbatuar në periudhën e kaluar është sigurimi i mbështetjes për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për të dhe përfshirja e tyre në aktivitete jashtë shtëpisë, siç janë Qendrat Ditore. Në këtë mënyrë ne e rrisim përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunitet”, theksoi ministrja Shahpaska.


Ajo vuri në dukje se ulja e kufirit të moshës nga 18-6 vjeç të fëmijëve me aftësi të kufizuara për asistentë personalë është një tjetër angazhim i Qeverisë dhe Ministrisë si institucion kompetent, që si shërbim social së shpejti do të jetë në dispozicion për ata që kanë nevojë për të. Në këtë mënyrë hapen vende të reja pune, por në të njëjtën kohë është zëvendësim i prindit ose anëtarit të familjes në përkujdesjen e tij.

 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi dhe mbështetja do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që të sigurojë kushte dhe mundësi më të mira për personat me aftësi të kufizuara si pjesë integrale e komunitetit dhe e shoqërisë.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.