14.10.2021

Takimi i ministres Shahpaska me LSGM: Punonjësit e mediave janë partnerët tanë në avancimin e të drejtave të punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot kishte një mëngjes pune me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Gazetarëve të Maqedonisë (LSGM), ku u bisedua për avancimin e të drejtave të punës së punonjësve të mediave në vend.

Përveç kryetarit të LSGM-së Pavle Bellovski, menaxher i projektit Darko Duridanski dhe anëtari i OZ të LSGM-së, Teodora Cvetkovska, në takim mori pjesë edhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Jovana Trençevska.

Në takim u hap çështja e kohëzgjatjes së kontratave me kohë të caktuar, problem me të cilin përballen shumë gazetarë në vend, të cilët për një kohë të gjatë kanë një status pune të padefinuar. Ministrja Shahpaska, informoi se me ligjin e ri sistematik për marrëdhëniet e punës, për të cilin debati publik do të fillojë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, do të zvogëlohet kohëzgjatja e kontratave me kohë të caktuar, që për momentin është pesë vite.

“Mbrojtja e interesit të punonjësve për ne është prioritet kryesor. Jemi të vetëdijshëm me kontratat me kohë të caktuar dhe prandaj me zgjidhjen e re ligjore do të ketë kufizim serioz edhe në kohëzgjatjen edhe në kushtet ku këto kontrata mund të vazhdohen”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo informoi se në debatin publik për ligjin e ri të marrëdhënieve të punës do të përfshihen të gjithë, duke i përfshirë edhe punonjësit e mediave si një nga veprimtaritë më të rëndësishme në shoqëri. Kryetari i LSGM-së Bellovski, tha se vetëm përmes bashkëpunimit intensiv midis Sindikatit dhe Institucioneve, mund të arrihet në rezultate konkrete rreth përmirësimit të pozitës së punonjësve në mediume. Ai kërkoi institucionet në mënyrë aktive të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatik sepse, sipas tij, vetëm kështu do të mund të parandalohet keqpërdorimi i punës së mediumeve nga ana e punëdhënësve. 

Kështu, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Trençevska, theksoi se edhe tani edhe në të ardhmen do të kryhen kontrolle në të gjitha veprimtaritë, duke përfshirë edhe veprimtarinë e mediumeve, për t’u përcaktuar nëse respektohen të drejtat e punonjësve në mediume. Në takim u hap edhe çështja për të drejtën e grevës që për momentin, sipas përfaqësuesve të LSGM, ka kufizime të caktuara.

Ministrja Shahpaska informoi se edhe për këtë çështje në rregulloren e re të marrëdhënieve të punës ndiqen standardet botërore dhe fton përfaqësuesit e LSGM në mënyrë aktive të përfshihen në mendimin dhe propozimin e tyre.“Të gjithë punonjësit, duke përfshirë edhe punonjësit në mediume, tek unë si ministre dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, duhet të shikojnë si një partner në procesin e avancimit të të drejtave.

Të gjitha politikat që i krijojmë ne i punojmë në mënyrë transparente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve të përfshira”, theksoi ministrja Shahpaska.Ministrja Shahpaska dhe përfaqësuesit të LSGM vlerësuan se në interesin e përbashkët është të kenë takime të rregullta ku së bashku do të punojnë edhe në përmirësimin e rregullativës, por edhe në bashkëpunim institucional.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.