19.07.2024

Takimi i ministrit Limani me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Organizatave me Aftësi të Kufizuara

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot takoi përfaqësues të Këshillit Nacional të Organizatave me Aftësi të Kufizuara të Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit e këshillit e njoftuan ministrin Limani për sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat me aftësi të kufizuara që janë pjesë e organizatës, aktivitetet e anëtarëve të organizatave, si dhe parashtruan ide për përmirësimin e legjislacionit që mbulon këtë fushë.

Ministri Limani theksoi se kërkesat e tyre, të cilat ndër të tjera janë në drejtim të rritjes së granteve, ndryshimit të zgjidhjes ligjore për mbrojtjen sociale, përmirësimit të kushteve të punës së Organizatës, do të shqyrtohen dhe do të punohet për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme, që do të kontribuojë në përmirësimin e funksionimit të tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.