23.01.2023

Trençevska: Bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë në sqarimin e disa paqartësive dhe dilemave

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë edhe në debatin e tretë publik për Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, që u mbajt në Shtip. Në këtë diskutim pjesën më të madhe të pjesëmarrjes e morën  përfaqësuesit e punëdhënësve, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja theksoi se Ligji për Marrëdhëniet e Punës është ligj bazë që rregullon të drejtat themelore të punësimit, ajo theksoi se ky dokument vendos një balans në marrëdhëniet ndërmjet palëve kontraktuese.

Gjatë kohës së diskutimit pati një debat të frytshëm , me vërejtje konstruktive që, siç theksoi ministrja,duhet të kontribuojnë në avancimin e dokumentit , që nënkupton respektimin e të drejtave të punëtorëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.