21.05.2023

Trençevska: Bashkëqytetarët tanë-turq janë pjesë e mozaikut, nga thesari i komuniteteve të ndryshme që jetojnë në vendin tonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sonte foli në ceremoninë e organizuar me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Kemal Ataturkut dhe festës së rinisë dhe sportit. Ceremoninë, me fajlën e tij përshëndetëse e hapi kryetari i Partisë për Lëvizjen e Turqve, Enes Ibrahimi.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj këtë festë të rëndësishme të gjithë bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk, si dhe të gjithë pjesëtarëve të popullit turk në mbarë botën. Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë për komunitetin turk, por edhe për ne popullin maqedonas, sepse trashëgimia historike e babait të Turqisë moderne, reformatorit të madh Mustafa Kemal Ataturk, është gjithashtu një trashëgimi me të cilën identifikohemi, ndër të tjera, edhe për shkak të rrënjëve të tij që e kanë origjinën pikërisht nga vendi ynë”, tha Trençevska në fjalimin e saj.

Ajo theksoi se shteti nuk do ta harrojë kurrë dorën e zgjatur miqësore të popullit turk në momentet të rëndësishme historike. Ministri theksoi se Turqia ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin dhe theksoi se ky është një fakt i pamohueshëm, i gdhendur thellë në historinë e shtetit maqedonas.

Populli maqedonas nuk e fshin të kaluarën, por është krenar për të. Veprat e përjetshme të të madhit Kemal Ataturk ringjallen sot përmes institucioneve kulturore, përmes Muzeut të tij në vendlindjen e paraardhësve të tij Koxhaxhik në Centar Zhupa, përmes dhomës përkujtimore në Muzeun në Manastir dhe Teatrit Turk në Shkup. Gjuha turke është e gjallë në vendin tonë dhe flitet në shkolla, por për ne është më e rëndësishme që të gjithë fëmijët të ushqejnë traditën e tyre që në moshë të vogël, prandaj në kopshte kemi edhe grupe që mësojnë dhe edukohen në turqisht." tha Trençevska.

Ministrja fjalimin e saj e mbylli duke shprehur besimin e saj në vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe në përforcimin dhe avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Festa vazhdoi në frymën e artit me performancën e këngëtarit të njohur turk Ozgun.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.