28.09.2022

Trençevska - Di Xhovani: Bashkëpunimi me UNICEF-in është i një rëndësie të veçantë dhe do të vazhdojë intensivisht në periudhën e ardhshme 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani. Temë e takimit ishin ngjarjet e ardhshme që thellojnë bashkëpunimin mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it. 

Tema kryesore ishte konsultimi i ardhshëm mbi "Përfshirjen e fëmijëve romë", i cili do të mbahet në Athinë të Greqisë në tetor. Në konsultim do të jenë të pranishëm përfaqësues nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kroacia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian. Qëllimi është shkëmbimi i njohurive të dobishme në këtë fushë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Fokusi është kryesisht në përfshirjen e fëmijëve romë në institucionet publike parashkollore dhe banim. 

Fokusi ishte edhe në Rregulloren për Vlerësimin Funksional, për të cilin ministrja Trençevska tha se është kompletuar dhe në priten komente nga legjislacioni. Ajo iu referua edhe Strategjisë së prindërimit, për  të cilën theksoi se është e një rëndësie të veçantë në vendin tonë.  

Në takim u hap edhe çështja e nevojës së fëmijëve me aftësi të kufizuara të kombinuara për asistentë personalë. 

“Me ndryshimet ligjore që tashmë janë në procedurë nga qershori, parashihet që fëmijët me aftësi të kufizuara të kombinuara të kenë asistentë personalë”, tha Trençevska. 

Ministrja theksoi se komentet dhe udhëzimet janë veçanërisht të rëndësishme kur krijohen politika të përshtatshme. Të gjitha do të merren parasysh kur bëhet fjalë për krijimin e politikave në periudhën e ardhshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.