12.01.2023

Trençevska : Duke pranuar dallimet e secilit prej nesh, ne mund të jemi më të fuqishëm si shoqëri

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot foli në konferencën “Dallimet, bekim apo mallkim” të organizuar nga organizata joqeveritare Civil me mbështetjen e Ministrisë së punëve të jashtme dhe çështjeve evropiane të Mbretësrisë së Luksemburgut. Qëllimi i kësaj konference është të kontribuojë në dialogun shoqëror dhe krijimin e politikave dhe praktikave për mbështetjen dhe promovimin e avancimit në shoqërinë maqedonase.

“Vetëm së bashku duke pranuar dallimet e secilit prej nesh mund të jemi më të fuqishëm si shoqëri. Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet multietnik dhe multikulturor, pikërisht kjo Qeveri që nga viti 2017 e promovon konceptin - Një shoqëri për të gjithë dhe kjo është pikërisht ajo që na bën unikë”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se Qeveria beson në vlerat e tolerancës dhe inkluzivitetit , si dhe në mundësinë që secili individ të marrë vendime në shoqëri. Ministrja theksoi se si Qeveri socialdemokrate, politikat dhe ligjet krijohen në bazë të drejtësisë, barazisë dhe solidaritetit.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka një portofol të madh kompetencash dhe në të është thurur pranimi i diversitetit. Këtu bën pjesë edhe përfshirja sociale dhe personat me aftësi të kufizuara, në punën tonë kemi qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve”, theksoi Trençevska.
Ajo po ashtu theksoi Ligjin për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit, i cili tregoi se ai është në përputhje me të gjitha standardet evropiane për të garantuar mbrojtjen e të gjithë qytetarëve që konsiderojnë se kanë trajtim të pabarabartë në shoqëri.

Në konferencë folën edhe Robert Alagjozovski – Koordinator Nacional për Ndërkulturalizëm, një shoqëri, Zhvillim Kulturor dhe Bashkëpunim Ndërdepartamental, Sanela Shkrielj, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrçanec, Koordinator Nacional për Ballkan të Hapur, Profesor Universitar Rubin Zemon, Këshilltar i Qeverisë për përfshirjen e Romëve, Elvis Memeti, Mersiha Smailoviq nga “Legis” dhe Luan Imeri nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.