13.01.2023

Trençevska: Është kënaqësi ta fillojmë vitin së bashku me më të moshuarit dhe me ata me më shumë përvojë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vizitoi pensionistët në Shoqatën e pensionistëve në Kavadar. Në shenjë të festës së “Shën Vasilit”, tradicionalisht mes të pranishmëve u shpërnda një bukë me monedhë dhe u mbajt një lotari ku u shpërndanë edhe 30 shpërblime.

Trençevska i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi një vit të suksesshëm dhe të mbarë. Ajo vuri në dukje angazhimet e pensionistëve në vitin e kaluar dhe tha se pret që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lam pas. Ministrja shfrytëzoi rastin të falënderojë të gjithë pensionistët për angazhimin e tyre dhe tha se pa angazhimet e tyre politikat e krijuara për të moshuarit nuk mund të ishin kaq të suksesshme.


Ngjarja u mbështet edhe nga deputetja Daniela Koleva. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Sindikatës së shoqatave të pensionistëve, Stanka Trajkova dhe drejtoresha e Qendrës për punë sociale në Kavadar, Vesna Damjanoska, të cilat i mirëpritën manifestimet e tilla që shënojnë festat e fundvitit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.