23.06.2022

Trençevska-Gir: Përkushtimi i përbashkët dhe realizimi i projekteve nga të cilat përfitojnë qytetarët vazhdon

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, N.T. z. Dejvid Gir.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për temat që janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe për bashkëpunimin e projekteve të përbashkëta, të cilat janë të një rëndësie të madhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Temat kryesore ishin në fushat e barazisë gjinore, mbrojtjes nga diskriminimi, përfshirja e romëve në shoqëri, procesi i deinstitucionalizimit, mbrojtja e fëmijëve dhe garantimi i të rinjve.

Ministrja Trençevska informoi se pas miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje vitin e kaluar, Ministria është duke punuar në akte nënligjore, së bashku me mbështetjen e UNFPA-së dhe sektorit civil, në mënyrë që të zbatohet plotësisht.

“Jemi dëshmitarë se gjuha e urrejtjes po përhapet gjerësisht në rrjetet sociale dhe dhuna kibernetike po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Kjo tregon se duhet të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta nga të gjitha institucionet, përgjegjësitë e të cilave përfshijnë dhunën dhe organizatat e shoqërisë civile, për të vepruar edhe më aktivisht, për të forcuar mbrojtjen e viktimave potenciale, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin se dhuna është e palejueshme dhe e dënueshme”, tha Trençevska.

Ministrja informoi se është duke u përgatitur Ligji i ri për Barazi Gjinore, për të cilin është duke punuar grupi i punës dhe falënderoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së në vend, i cili kontribuon në zhvillimin e zgjidhjes së re ligjore përmes instrumentit TAEX të cilin e ka ofruar eksperti me të cilin sigurohet mbështetja dhe respektimi i normave ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishin të drejtat e komunitetit të LGBTI-së në vend, ku ministrja theksoi përkushtimin e ministrisë dhe bashkëpunimin e përbashkët me sektorin civil në promovimin e të drejtave të tyre.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e deinstitucionalizimit, duke u shprehur të kënaqur për suksesin e tij. Ministrja theksoi se kjo është një nga qasjet më humane që një vend mund të bëjë për personat me aftësi të kufizuara. Ajo informoi se Ministria ka siguruar buxhet për vitin e ardhshëm në mënyrë që ky proces të vazhdojë.

Një nga temat ishte përfshirja e Romëve në shoqëri.

Ministrja informoi se Qeveria dhe Ministria janë vërtet të përkushtuara për përfshirjen e tyre sa më të madhe dhe këtë e vërtetojnë projektet që janë duke u realizuar, si strehimi dhe punësimi i Romëve dhe përfshirja e fëmijëve Romë në procesin parashkollor.

Palët theksuan edhe suksesin e masës Garancia për të rinjtë, për të cilën Maqedonia e Veriut është vend lider në rajon në zbatimin e saj dhe nuk është vend anëtar i BE-së.

Në takim u bisedua edhe për sipërmarrjen sociale, për të cilën ministrja vuri në dukje mbështetjen e Ministrisë për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në vendin tonë dhe vuri në dukje bashkëpunimin me Republikën e Polonisë, praktikat e mira të së cilës janë të një rëndësie të madhe për vendin tonë.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të madhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta për çështje që janë me rëndësi të madhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.