24.01.2023

Trençevska: Ne krijojmë masa dhe ligje të cilat do të avancojnë cilësinë e jetë së të gjithë qytetarëve

“Diskutimet publike për Ligjin për Marrëdhëniet e Punës janë në vazhdimësi. Ne po e ndryshojmë pushimin e mëparshëm të lehonisë në tre institute të reja – të lehonisë, atësisë dhe prindërimit. Me këtë ndryshim i ofrojmë mundësi të barabarta nënës dhe babait. Në përkujdesjen e fëmijëve i përfshijmë edhe nënën edhe babain”, informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në paraqitjen e saj në emisionin “Çka mendon populli” në TV Star-Shtip.

Ajo potencoi se për këtë mungesë nëna dhe babai mund të marrin leje njëkohësisht, të kombinuar ose të njëpasnjëshme sipas nevojave të tyre.

Ministrja iu referua përfitimeve të tjera të ProjektLigjit të ri për marrëdhëniet e punës dhe theksoi se tani ka një ndryshim në kohëzgjatjen e kontratave me afat të caktuar, i cili reduktohet në 2 vjet, si dhe një ndryshim në kohëzgjatjen e marrëveshjeve kolektive. Trençevska theksoi se qëllimi i diskutimeve publike është të arrihet një ligj që do t'i përshtatet të gjitha palëve kontraktuese.

Ministrja iu referua edhe të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes sociale, ajo informoi se të drejtat do të rriten për 14.2% dhe tha se ky është indeksi i rritjes së shpenzimeve së jetesës sipas Entit të Statistikave. Ndërsa sa i përket ndihmës financiare, ajo vuri në dukje se paketa aktuale e masave kundër krizës, përmes analizave, përfshin kategoritë që janë aktualisht më të rrezikuara në vend.

Në fund të vizitës u hap edhe tema për më të moshuarit në vend.

“Themelues të shtëpive të të moshuarve janë komunat, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes programit të investimeve kapitale financon ndërtimin dhe pasi të marrë zgjidhjen e punës përmes bllok-subvencionimit, paguhen pagat e të punësuarve në shtëpi.  “Komunat aplikojnë në ministri përmes projekteve, nëse projektet janë të harmonizuara me arkitektët në ministri, shërbimet profesionale në komuna si dhe kriteret nga rregulloret, atëherë këto projekte hyjnë në planin për investime kapitale”, tha Trençevska.

Ajo tregoi edhe shërbimin për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, i cili zbatohet në 34 komuna përmes ofruesve. Ministrja u shpreh se kjo masë i përgjigjet drejtpërdrejt nevojave të të moshuarve që nuk duan të jenë pjesë e shtëpive të të moshuarve.

Sa i përket rritjes së pensioneve, ajo tregoi se me pagesën e pensionit të marsit do të ketë rritje, aktualisht pritet informacioni për rritjen e pagës mesatare që të llogaritet rritja.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.