19.01.2023

Trençevska: Ne sjellim zgjidhje sistematike, sigurojmë rritje të vazhdueshme të pagës minimale, krijojmë masa për aktivizimin e të papunëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e ftuar në emisionin Magazina Ekonomike në  TV Alsat  foli për rritjen e pagës minimale , u bisedua për programet dhe masat që synojnë parandalimin e daljes së punëtorëve jashtë vendit, investimet kapitale dhe punësimet në kopshte të fëmijëve.

“Me ndryshimet në ligjin për pagën minimale, të miratuar në mars të vitit 2022, u vendos një metodologji e re, e cila është zgjidhje sistematike dhe që nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale”, theksoi Trençevska.

Ajo sqaroi se çdo vit në muajin mars pagat minimale do të harmonizohen sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, përkatësisht 50% të rritjes së kostos së jetesës dhe 50% të rritjes së pagës mesatare nga viti i kaluar.

Sipas projeksioneve fillestare, sqaroi Trençevska, rritja e pagës minimale do të jetë 12%-13% dhe do të kalojë 20 mijë denarë, paga e marsit do të jetë më e lartë për rreth 2000 denarë.

Për sa i përket  abuzimeve të mundshme nga punëdhënësit në pjesën e pagesës së pagës minimale, ministrja vuri në dukje të dhënat se në vitin 2022 ka pasur 69 raportime për pagë minimale të papaguar, duke treguar kërkesë më të lartë dhe ofertë më të ulët të punëtorëve.

Në lidhje me nenin 8a të Ligjit për pagën minimale, i cili i referohet harmonizimit të kontratave kolektive në pjesën e pagave, rritja e pagës minimale me pagat e tjera, ministrja sqaroi se po punohet për një nen që është në dispozita kalimtare dhe përfundimtare dhe vlefshmëria e tij është në momentin e bartjes , pra vlefshmëria ka mbaruar, sepse përndryshe do të ishte përfshirë në ndryshimet e mëposhtme.
Në lidhje me pagat në sektorin privat, ministrja theksoi se shteti vendos standardet minimale, dhe shuma e pagës është një marrëdhënie e dakorduar mes punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Ministrja informoi se sipas të dhënave nga AAP, nga 693 mijë punëtorë, 89 mijë marrin pagë minimale, ose rreth 12% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve.

Në pyetjen se si të parandalohet ikja e punëtorëve jashtë vendit, ministrja iu referua politikave dhe masave resore ekonomike të Qeverisë.

“Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, 65% e të papunëve të regjistruar janë punëtorë të pakualifikuar, me arsim fillor ose me arsim të mesëm të pambaruar. Synimi i Planit Operativ të programeve dhe masave për vitin 2023 janë pikërisht këta persona, të cilët përmes kualifikimeve shtesë, rikualifikimeve, trajnimeve, përvetësimit të shkathtësive do të qëndrojnë punëtorë aktivë në tregun e punës”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se programet dhe masat janë krijuar në konsultim me komorat ekonomike dhe zonat ZZHTI sepse këta punëtorë janë të nevojshëm në sektorin real.

Trençevska iu referua edhe për investimeve kapitale në kujdesin e fëmijëve si dhe punësimin e kuadrove profesionale në kopshte.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të investojë intensivisht në ndërtimin e kopshteve, me qëllim të zvoglimit të listave të pritjes. Sa i përket kuadrit profesional në kopshte , në 5 vitet e fundit kemi punësuar 3000 edukatore dhe përkëdhlësetë reja, theksoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.