16.01.2023

Trençevska në Top Tema: Kontrata me kohë të caktuar deri në dy vjet, vendosja e pushimit të lehonisë, atësisë dhe prindërimit, pjesë e LMP-së së re  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin Top Tema, të televizionit Telma, foli për Projektligjin për marrëdhëniet e punës dhe sistemin e ri të pagave, të cilat, siç tha ajo, janë zgjidhje sistematike që i avancojnë të drejtat e punëtorëve. 

Ajo i vlerësoi si spine dhe të pavërteta reagimet ndaj këtyre dy projektligjeve, se të drejtat e punëtorëve janë shkurtuar. Gjithashtu, theksoi se në grupin punues për krijimin e kësaj zgjidhjeje ligjore kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sindikatave dhe punëdhënësve, me qëllim që përmes diskutimit të krijohet zgjidhja më e mirë ligjore. Zvogëlimi i kohëzgjatjes  së kontratave me kohë të caktuar nga pesë deri në dy vjet, zbatimi i punës nga shtëpia dhe puna në distancë janë pjesë e risive të projektligjit për marrëdhëniet e punës. 

“I punësuari tek i njëjti punëdhënës nuk do të mund të lidhë aneks të kontratës më shumë se tre herë në periudhën prej dy vitesh, që do të thotë se nuk do të firmosë çdo muaj”, sqaroi Trençevska. 

Ajo theksoi se pas skadimit të dy viteve me të njëjtin punëdhënës, kontrata me afat të caktuar do të duhet të transformohet në kohë të pacaktuar, nëse punëdhënësi planifikon ta mbajë të punësuarin. 

Ministrja informoi se vendoset puna nga shtëpia dhe puna në distancë, dhe risi është se është hequr kufiri i sipërm për kohëzgjatjen e pushimeve vjetore, që do ta përcaktojnë së bashku nga sindikata dhe punëdhënësi përmes negociatave kolektive.

Sipas Trençevskës, përfitues është edhe fakti që punëdhënësit i vihet obligim, nëse punëtorit i ndërpritet kontrata e punës, t’ia paguaj pushimin vjetor. Trençevska theksoi se me Projektligjin për sistemin e pagave, pagat për të njëjtat vende pune unifikohen në mënyrë që të gjitha institucionet të kenë pagë të njëjtë. Duke vepruar kështu, do të përcaktohet paga më e lartë në çdo veprimtari. Dhe , siç theksoi, në pagën bazë do të përfshihet edhe puna e kaluar. 

“Për këto projektligje do të organizohen debate publike dhe çdo mundësi për interpretim të ndryshëm do të jetë pjesë e debateve publike”, tha Trençevska, duke shtuar se pret që të gjitha komentet për këto ligje të mblidhen deri në mes të shkurtit. 

Trençevska nuk pajtohet me vlerësimet e sindikatave se kontratat kolektive janë suspenduar. Kontratat kolektive do të jenë të vlefshme për dy vjet plus një pas mbarimit të kësaj periudhe. Për të gjithë periudhën trevjeçare palët duhet të jenë në dialog të vazhdueshëm dhe në këtë mënyrë marrëveshja kolektive mbetet funksionale. Lidhur me risitë për pushimin e lehonisë, Trençevska përsëriti se asgjë nuk do të shkurtohet nga të drejtat aktuale. 

“Pushimi aktual i lehonisë prej nëntë muajsh nuk shkurtohet, po ashtu babait i jepet mundësia të përfshihet në kujdesin e fëmijës së tij. Pushimi i mëmësisë prej pesë muajsh është paraparë në muajt e parë të lindjes së fëmijës, katër muaj pushim prindëror për nënën dhe katër muaj pushim prindëror për babanë, që mund të shfrytëzohen në mënyrë alternative ose së bashku”, tha Trençevska. 

Ministrja sqaroi se parashikohen 15 ditë pushim të atësisë , respektivisht nga dita e parë e lindjes  - 15 ditë nëse lind një fëmijë, kurse për binjakë ose për më shumë fëmijë atëherë babait të fëmijëve do t’i takojë 20 ditë. Përveç kësaj, ata kanë të drejtën e pushimit pa pagesë për të dy prindërit në kohëzgjatje për dy muajve që mund ta shfrytëzojnë atë deri në moshën tetëvjeçare të fëmijës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.