25.06.2022

Trençevska: Nëpërmjet fushatës "Zgjat dorën dhe ndrysho jetën-bëhu kujdestar!", ngrisim ndërgjegjen e rëndësisë së familjeve kujdestare

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbrëmë në Manastir mori pjesë në fushatën “Zgjat dorën dhe ndrysho jetën – bëhu kujdestar!” organizuar nga SOS Fshati i Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Enti për Çështjet Sociale, Qendrat për mbështetjen e familjeve kujdestare, Qendrat për Punë Sociale dhe Pushtetin vendor. Qëllimi i fushatës, e cila filloi në fillim të qershorit, është ndërgjegjësimi për rëndësinë e familjeve kujdestare dhe rolin e tyre në shoqëri.

Ministrja Trençevska iu referua politikave dhe ndërmarrjes së aktiviteteve specifike të Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilat kanë për qëllim promovimin e mbrojtjes së fëmijëve.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes zgjidhjeve ligjore, strategjive, programeve dhe aktiviteteve punon për të krijuar kushte që çdo fëmijë të rritet dhe të zhvillohet në një mjedis pranë familjes. Zgjedhja e duhur e formës së mbrojtjes për fëmijët pa prindër dhe kujdesi prindëror u mundëson fëmijëve të zhvillohen në individë të shëndetshëm, të cilët do të duhet të marrin përgjegjësi si të rritur të gatshëm për të ardhmen”, tha ministrja.

Ajo theksoi se Ministria, duke zbatuar procesin e deinstitucionalizimit, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për zhvillimin e kësaj forme mbrojtjeje përmes miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, udhëzimeve dhe programeve të punës, si dhe trajnimin e profesionistëve për rritjen e numrit dhe cilësinë e familjeve kujdestare. Gjithashtu, në fushën e zhvillimit dhe promovimit të shërbimit të kujdestarisë, po punohet për zgjerimin e rrjetit, rritjen e cilësisë së kujdesit në familjet kujdestare ekzistuese dhe zhvillimin e familjeve të specializuara kujdestare, si dhe ngritjen e Qendrave për të mbështetur familjet kujdestare që promovojnë shërbimin kujdestar, duke përgatitur, vlerësuar dhe trajnuar kujdestarët e ardhshëm si dhe për të monitoruar dhe mbështetur familjet strehuese ekzistuese.

SOS Fshati i Fëmijëve i cili është partneri ynë afatgjatë në kujdesin e fëmijëve pa prindër dhe kujdesin prindëror. Është krejt e natyrshme përfshirja në këtë proces duke krijuar një Qendër për Mbështetjen e Familjeve Birësuese brenda institucionit. Për këtë shërbim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka nënshkruar marrëveshje me SOS Fshatin e Fëmijëve për mbështetjen financiare të 60 familjeve kujdestare.

Në nivel shtetëror janë themeluar tri qendra për përkrahje të familjeve kujdestare, përkatësisht qendrat në SOS Fshatin e Fëmijëve, Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori” Shkup dhe Shtëpia e Foshnjave dhe Fëmijëve në Manastir. Aktualisht në vend janë 327 familje kujdestare me gjithsej 559 përfituese.

Fushata organizohet me mbështetjen e një projekti të udhëhequr nga Fshati i Fëmijëve SOS me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Projekti titullohet E drejta e familjes – “Promovimi i mangësive sistemike – Mbështetja e reformave në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve”.



Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.