16.06.2022

Trençevska nga Roma: Përmes politikave ekonomike dhe sociale përmirësojmë cilësinë e jetës së të moshuarve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, merr pjesë në konferencën dyditore ministrore në Romë, Itali, organizuar nga UNECE, Grupi i përhershëm i punës i UNECE për plakjen dhe Qeveria e Italisë.

Ministrja Trençevska sot mori pjesë në panel diskutimin e sesionit të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Zyra Rajonale e Fondit për Popullsinë (UNFPA), me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë demografike duke shfrytëzuar popullatën në plakje”.

Në fjalimin e saj ministrja iu referua politikave sociale dhe ekonomike të zbatuara nga shteti, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.

“Si Qeveri dhe si ministri, kujdesi për kategorinë më të vjetër të qytetarëve është prioriteti dhe përgjegjësia jonë. Kjo reflektohet përmes miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore, masave dhe shërbimeve sociale që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve”, tha Trençevska.

Në këtë drejtim, ajo vuri në dukje ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilin është futur një metodologji e re për përshtatjen e pensionit përmes modelit të kombinuar prej 50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të kostos së jetesës. Sipas analizave fillestare, përshtatja do të kontribuojë në rritjen e pensioneve mbi 6% dhe do të kontribuojë në harmonizimin më të mirë të masës së pensioneve me koston e jetesës. Krahas metodologjisë së re në kohë krize, është dhënë mbështetje financiare në një periudhë tre mujore, për rreth 330.000 mijë pensionistë.

Ministrja foli edhe për procesin e decentralizimit përmes të cilit shërbimet sociale i afrohen qytetarëve në vendbanimin e tyre. Me theks të veçantë për personat e moshuar dhe të dobët dhe personat që nuk mund të kujdesen për veten, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje në përgjegjësitë e përditshme, rreth mirëmbajtjes së shtëpisë, asistencës në higjienën personale dhe kujdesin mjekësor nga kujdestarët.

“Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, financuar me kredi nga Banka Botërore, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në thirrjen e parë publike nga viti 2019 drejtuar komunave për aplikim për grant për zhvillimin e shërbimeve sociale ka lidhur marrëveshje me 22 komunat dhe 15 ofrues të shërbimeve për 22 nënprojekte, 16 prej të cilave kanë për qëllim zhvillimin e shërbimeve sociale për të moshuarit, 15 për shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi dhe 1 për shërbimin ditor me moshë aktive”, informoi Trençevska.

Ajo theksoi se, në bashkëpunim me UNFPA, ministria është në proces të planifikimit të një faze të re të masave që do të adresojnë sfidat demografike dhe do të forcojnë kapacitetet e institucioneve për të miratuar masa dhe politika që do të mbështesin aksesin në të drejta dhe shërbime cilësore të qytetarëve të të gjitha moshave.

“Për politikëbërësit, plakja e shëndetshme do të thotë një qasje gjithëpërfshirëse për ndërtimin e politikave që ofrojnë akses në të drejta dhe shërbime cilësore, mundësi të barabarta, mbështetje për një kulturë të jetesës së shëndetshme, mbështetje për arritjen e madhësisë së dëshiruar të familjes dhe mbështetje për familjet, për zhvillim dhe efekt të potencialit njerëzor të njerëzve të moshave të ndryshme”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.