22.09.2022

Trençevska nga Stambolli: Përmes përforcimit të politikave përgjegjëse-gjinore mund të arrijmë barazi më të madhe gjinore në shoqëri

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në Konferencën Rajonale të Fondit për popullsinë e Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për politikat përgjegjëse gjinore në Stamboll, Republika e Turqisë.

Ministrja Trençevska foli për avancimin e arritur në lidhje me hapat e ardhshëm që do të jenë në përputhshmëri me ndryshimin e formacioneve familjare dhe strukturave dhe evolucionit të trendëve demografike.

“Barazia gjinore është një nga parimet kyçe të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Krijimi i politikave përgjegjëse gjinore dhe buxheteve, si dhe politika për harmonizimin e obligimeve familjare dhe profesionale janë prioriteti ynë”, theksoi Trençevska.

Ministrja vuri në dukje se krijimi dhe zbatimi i politikave familjare të përgjegjshme gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka bërë përparim të dukshëm në vitet e fundit.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka ndërmarrë hapa të vendosur në mbështetjen e kompanive për të futur politika për të promovuar një ekuilibër mes jetës familjare dhe asaj profesionale të punonjësve të tyre. Një prej tyre është duke mbështetur kompanitë për të ofruar kujdesin e fëmijëve për punonjësit në organizatat e tyre. Mundësimi i orarit fleksibël të punës dhe punës në distancë, si dhe përfitime të tjera për të punësuarit, janë politika që ne i krijojmë së bashku me partnerët social”, informoi Trençevska.

Ajo iu referua krijimit të Qendrës Burimore për Politika të Përgjegjshme Gjinore dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, ku grumbullohen praktikat më të mira dhe sigurohet investime të vazhdueshme në barazinë gjinore. Kjo është e vetmja qendër burimore e tillë që synon të bëhet një qendër burimore rajonale në të ardhmen.

“Shembuj nga vende të tjera, të prezantuara dhe të zbatuara me mbështetjen e UNFPA-së, janë një frymëzim i madh. Maqedonia e Veriut ka shumë për të ofruar dhe për të mësuar, dhe për këtë arsye presim të ndajmë përvojat tona dhe të bashkojmë përpjekjet me vendet e tjera të rajonit”, tha ministrja.

Ajo theksoi se përvojat e përbashkëta dhe mësimet e nxjerra nga diskutimet në Konferencë vijnë në momentin e duhur për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse po fillon një proces shumë i rëndësishëm - Zhvillimi i Strategjisë së re për demografi.

“Ekspertiza e UNFPA-së në zhvillimin e një dokumenti strategjik gjithëpërfshirës që do të mbulojë çështjet kryesore demografike me të cilat përballet rajoni ynë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ne duhet të përballemi me sfidat demografike dhe të gjejmë zgjidhje që janë të zbatueshme në kontekstin aktual dhe të bazuara në të drejtat e njeriut. Sepse, vetëm kur ndarja e përgjegjësive shtëpiake shkon paralelisht me politikat familjare në vendin e punës, ne kemi një kombinim fitues”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.