11.01.2023

Тrençevska: Përmes bashkëpunimit me sektorin civil do të ofrohen shërbime të përshtatshme sociale për qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar partnerët afatgjatë të Ministrisë në luftën kundër trafikimit me njerëz, Shoqatën për veprim kundër dhunës dhe trafikimit me qenie njerëzore “Dera e Hapur” Shkup.

Gjatë kohës së vizitës në shoqatë, ministrja u takua me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët janë nën kujdesin Qendrës për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore.

“Me lidhjen e kontratës administrative për shërbimin social mundësojmë funksionimin e Qendrës për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, në të cilën viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore e marrin shërbimin në përputhje me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes. Për ne si Ministri, prioriteti i parë është mbrojtja e të drejtave njerëzore të viktimave dhe përballja me trafikimin e qenieve njerëzore, veçanërisht trafikimin e fëmijëve, dhe mbrojtja mëe mire e interesave të tyre. Procesi i mbrojtjes është afatgjatë dhe shumësektorial, në të cilin vëmendje e veçantë i kushtohet akomodimit të sigurt, kujdesit shëndetësor, ndihmës juridike, mbrojtjes sociale, arsimit dhe mbështetjes ekonomike. Qëllimi ynë përfundimtar është t'i ndihmojmë viktimat të gjejnë një zgjidhje të përhershme që do t'i adresojë të gjitha nevojat e tyre për mbrojtje dhe do t'i përgatisë për integrim në komunitet", tha Trençevska në një bisedë të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shoqatës.

Ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqatës për Veprim Kundër Dhunës dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore “ Dera e hapur ” në fillim të këtij viti është nënshkruar një marrëveshje administrative për ofrimin e shërbimit të përkohshëm në Qendrën e Qëndrimit të Përkohshëm për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.