28.09.2022

Trençevska: Punojmë në zgjidhje sistematike dhe të përhershme për pasojat me të cilat ballafaqohen personat me pengesa

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Verbër nga Shtipi. Në takim u fol për sfidat me të cilat ballafaqohen personat me pengesa, si dhe për mundësitë për avancimin e jetës së tyre.

“Për ballafaqimin me sfidat gjithmonë duhet të shfrytëzohen mekanizmat juridike dhe ligjore. Shoqatat në vendin tonë kanë liri të plotë dhe janë të pavarura nga Qeveria, ne jemi këtu që të jemi të sigurt se ligji respektohet sepse demokracia e kësaj Qeveria është në vend të parë”, tha Trençevska në diskutimin me përfaqësuesit.

Ata biseduan për të drejtat dhe shërbimet që i ofron vendi si dhe vlefshmëria e tyre në avancimin e cilësisë së jetës së personave të verbër.

Trençevska tha se Qeveria dhe Shoqatat duhet së bashku të angazhohet në drejtim të sigurimit të punësimit përkatës të personave me pengesa. Me këto angazhime do të fitojnë pavarësi ekonomike dhe nuk do të mbështeten në të drejtat e mbrojtjes sociale, por do të jenë ekonomikisht të siguruar.

“Punojmë në zgjidhje sistematike dhe të përhershme për sfidat me të cilat ballafaqohen personat me pengesa. Për mua, me rëndësi të veçantë është të gjejmë mënyrë si në vazhdimësi të avancojmë cilësinë e jetës së personave të verbër”, shtoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.