29.05.2023

U hap qendra e re për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Vrapçishtit, fshati Gradec

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me kryetarin e komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe shefin e sektorit për bashkëpunim të BE-së, Shtefen Hudolin, në fshatin Gradec të komunës së Vrapçishtit zyrtarisht hapën qendrën e re për personat me aftësi të kufizuara.

“Sot po hapim zyrtarisht një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara, e ndërtuar dhe pajisur sipas nevojave dhe kërkesave të njerëzve nga kjo komunë. Qendrat ditore përfaqësojnë një urë ndërmjet socializimit, mësimit të aftësive të reja dhe aktiviteteve të reja për personat me aftësi të kufizuara. Këtu ata do të mund të kalojnë kohë dhe ta mbështesin zhvillimin e tyre personat me aftësi të kufizuara fizike, intelektuale dhe të kombinuara”, tha Trençevska në prezantimin e saj.

Ministrja theksoi se më e rëndësishmja për të është kënaqësia e qytetarëve dhe se aktivitetet në terren dhe vizitat në qendrat ditore i mundësojnë asaj të dëshmojë personalisht përfitimet që qytetarët kanë nga qendrat e tilla. 

“Komuna e Vrapçishtit për herë të parë themelon Qendrën Ditore për personat me aftësi të kufizuara, e cila paraqet një transformim thelbësor në drejtim të krijimit të një ambienti të përshtatshëm për mësim, kujdes gjatë ditës, socializim dhe gjithëpërfshirje për pjesëtarët më të cenueshëm të komunitetit tonë”, theksoi në këtë manifestim Isen Shabani, kryetari i Komunës së Vrapçishtit.

Shefi I sektorit për bashkëpunim në BE, Shtefen Hudolin, u fokusua në projektet që zbatohen në komuna me qëllim të avansimit të cilësisë së jetës së njerëzve që jetojnë në to. Ai theksoi se çdo komunë duhet t'u ofrojë banorëve të saj kujdes adekuat për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Pas fjalimeve, në oborrin e qendrës u mbollën lule nga të pranishmit.

Qendra është hapur përmes projektit “Komuna e integruar dhe gjithëpërfshirëse e Vrapçishtit – Për të gjithë!”, që zbatohet në kuadër të Programit Vjetor IPA II për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 – BE për komunat. Përmirësimi i shërbimeve komunale përmes koncepteve inovative. Projekti është realizuar nga Komuna e Vrapçishtit dhe Asociacioni për Nisma Demokratike (ADI).

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.