Zëvendësministri Enver Husein në konferencë online mbi nevojat, sfidat dhe rreziqet e grupeve të margjinalizuara nga mjediset rurale të prekura nga kriza e koronës

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, sot mori pjesë në konferencën ZUM, në të cilën u promovua “Analizën e nevojave, sfidave dhe rreziqeve të grupeve të margjinalizuara nga mjediset rurale të prekura nga kriza e koronës”.


Në të njëjtën kohë, rezultatet dhe arritjet e Projektit “From Disability to FoodAbility” të cilin NFF zbaton me mbështetjen e We effect dhe Radiohjalpen, në mënyrë që të përmirësojë ekzistencën e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre që jetojnë në zonat rurale dhe forcimi socio-ekonomik.

“Mjediset rurale në shoqëri, respektivisht vendet me ekonomi të ulët të zhvilluar, në shkallë globale e kanë më të vështirë të merren me pasojat direkte dhe indirekte të krizës. Të ardhurat e ulëta, dendësia e ulët e popullsisë, largësia nga qytetet dhe shpesh pa infrastrukturën e nevojshme e bëjnë këtë pjesë të popullsisë veçanërisht të prekshme nga efektet e pandemisë”, tha zëvendësministri Husein.

Ai theksoi se detyra jonë është të vëmë në dispozicion kapacitetet dhe burimet kombëtare dhe lokale që kemi në dispozicion si shtet, të të gjitha formave, si: njerëzore, infrastrukturore, sistematike dhe institucionale. Kjo do të identifikojë problemin social dhe rrezikun shoqëror, respektivisht prekshmërinë sociale dhe do t’i definojmë prioritetet  që do të na çojnë në ofrimin e shërbimeve dhe sigurimin e aksesit të këtyre grupeve në këto shërbime.

“Si Ministri kompetente në sferën e punës dhe mbrojtjes sociale, ne punojmë çdo ditë për të zbuluar problemet e grupeve të prekshme dhe për t’i zgjidhur ato, dhe çdo ditë ne përpiqemi të gjejmë dhe vendosim zgjidhje sistematike efektive dhe efikase”, nënvizoi Husein.

Ai tha se në përputhje me Planet Operative dhe të gjitha dokumentet strategjike të MPPS-së në të cilat parashikohen masa dhe shërbime për punësim në përputhje me karakteristikat e grupeve të cenueshme me fokus të specifikave të tyre dhe në këtë mënyrë përshtaten edhe aktivitetet.

“Nxitet aktivizimi dhe mbështetja për punësim të personave me nevoja sociale, përfituesve të ndihmës së garantuar minimale, kërkimi i punës për të rinjtë, gratë, mbështetja për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, respektivisht ne punojmë për të zvogëluar pengesat dhe për t’u hapur rrugën këtyre grupeve të cenueshme në  përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës”, tha zëvendësministri Husein.

Si jashtëzakonisht të rëndësishme, zëvendësministri i vuri në dukje marrëveshjet për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale me komunat, përmes të cilave personat me aftësi të kufizuara marrin ndihmë dhe kujdes në shtëpitë e tyre, procesin e deinstitucionalizimit dhe zhvendosjen e personave me aftësi të kufizuara nga institucionet e mëdha në shtëpitë në grupe, iniciativat dhe strategjitë e miratuara për nxitjen e pjesëmarrjes dhe punësimin e grave, zhvillimin e sipërmarrësisë së grave, si dhe masat për të zvogëluar hendekun gjinor në tregun e punës dhe promovimin e parimit të mosdiskriminimit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ambasadave, organizatave dhe personave me aftësi të kufizuara nga mjediset rurale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.