26.12.2023

Analizë e situatës me SSHP në sektorin e bujqësisë

Në kuadër të Projektit për “Përmirësimin e kushteve të punës”, financuar nga BE-ja (IPA), është përgatitur Analizë e gjendjes aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në sektorin e bujqësisë, me masat dhe rekomandimet e propozuara për përmirësimin e situatës.

Autori i analizës është prof. Dr. Jasmina Çaloska.

3.12.2021

Vizitë pune e delegacionit nga Mali i Zi në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sot patën një takim pune me delegacionin nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, të kryesuar nga znj. Daniela Shukoviq, udhëheqëse e Drejtorisë për Siguri dhe Shëndet në Punë në Drejtorinë e Punës dhe Punësimit. Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja për një sërë temash dhe çështjesh aktuale që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë në të dy vendet.

Më shumë

26.11.2021

”Për vendet e punës pa dhunë dhe shqetësim”


Video e re e realizuar me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), në mbështetje të nismës për ratifikimin e Konventës për Parandalimin e dhunës dhe shqetësimit në botën e punës nga viti 2019 (nr. 190).

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.