28.06.2022
MPPS: Vijon pagesa në etapa e pensioneve të qershorit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se më datë 28.06.2022 (e martë), fillon pagesa në etapa e pensioneve të qershorit, që vazhdojnë të paguhen parakohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve:
- Të martën, 28.06.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi deri 11.000 denarë;
- Të mërkurën, 29.06.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë
- Të enjten, 30.06.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë; dhe
- Të premten, 01.07.2022, do të realizohet pagesa e pensioneve në lartësi mbi 18.001 denarë.
Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej dt. 28 qershor (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur turmave para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik.