23.11.2023

"Ekziston ndihma për një jetë pa dhunë"

Në prag të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, më 23.11.2023 u mbajt manifestimi ceremonial "Ekziston ndihma për një jetë pa dhunë" për ndarjen e certifikatave të trajnerëve për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe UNFPA me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Ekipi i parë i trajnuesve të certifikuar mori një sërë trajnimesh që synojnë promovimin e barazisë gjinore si zgjidhje ndërsektoriale e sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore. Përforcimi i kapaciteteve të profesionistëve, nëpërmjet një investimi afatgjatë në trajnimin e tyre dhe përsosja e vazhdueshme janë një nga shtyllat e këtij sistemi. Ne e kemi përmirësuar sistemin duke i bërë të gjitha institucionet dhe organizatat të udhëhiqen nga të njëjtat parime për një përgjigje multisektoriale nga të gjitha institucionet dhe organizatat, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e unifikuar të viktimave.

Synimi është që trajnuesit e certifikuar të shpërndajnë trajnimin në institucionet e tyre dhe të sigurojnë ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve për bashkëpunim dhe veprim ndërsektorial.

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka vendosur barazinë gjinore lart në agjendën e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave që kontribuojnë në çrrënjosjen e dhunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.