Ngjarje/paralajmërime/kumtesa
06.11.2025
Sabriu: Sipërmarrja sociale është urë ndërlidhëse ndërmjet vizionit dhe realitetit, si dhe mundësi e të rinjve të krijojnë vlerë - jo vetëm ekonomike, por edhe shoqërore
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në Forumin e Sipërmarrësve Socialë të organizuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në Shkup.
Më shumë
06.11.2025
Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin tetor të vitit 2025.
Përfituesit e të drejtave monetare që posedrojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, prej sot, 6 nëntor 2025.
Më shumë
21.10.2025
Sabriu: Në një shoqëri që përpiqet për progres, frilenserët janë motori i ekonomisë së re, që këtu edhe rëndësia e hyrjes së tyre në sistemin e sigurimeve sociale
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Frilenserë “Freelance is for Freedom”, nën organizimin e Fondacionit Maqedonas “Impakt”. Në event morën pjesë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat dhe vizionet e tyre për të ardhmen e frilenserëve, dhe morën pjesë më shumë se 200 frilenserë.
Më shumë
16.10.2025
Grupi Punues Kombëtar për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë - mekanizmi i parë kombëtar i dedikuar ekskluzivisht për parandalimin e dhunës te të rinjtë
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe në konsultim me institucionet relevante, si dhe me përfshirjen e shoqërisë civile, krijoi Grup Punues Kombëtar për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë. Vendimi për themelimin e tij u mor nga Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe iu përcoll Misionit të OSBE-së në Shkup, me përfshirje të përfaqësuesve të nominuar të institucioneve dhe të sektorit civil të të rinjve.
Më shumë
10.10.2025
Sekretari Shtetëror, Sabriu, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Ministrave Përgjegjës për të Rinjtë, në kuadër të Këshillit të Evropës në Maltë
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, e përfaqësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut në Konferencën e 10-të të Ministrave Përgjegjës për të Rinjtë, në kuadër të Këshillit të Evropës, në Maltë.
Më shumë
06.10.2025
Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shtator të vitit 2025.
Më shumë
30.09.2025
Limani: Le të investojmë te njerëzit, t’i mbështesim të rinjtë dhe t'i inkurajojmë për rikthim në vend ata të që u larguan - ta ndërtojmë të ardhmen bashkërisht këtu
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt eventi me rast të promovimit të Programit Pesëvjeçar 2026–2030 të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) për vendin, me titull – “Trendet Demografike” - aksion i përbashkët për investim dhe shfrytëzim të kapitalit njerëzor përmes Programit Pesëvjeçar të Qeverisë dhe UNFPA-së.
Më shumë
25.09.2025
U mbajt seanca konstituive e Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njëherësh edhe Kryetar i Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, sot hapi seancën konstituive të këtij Trupi.
Më shumë
23.09.2025
Sabriu: “Me 23 shkolla të mbështetura përmes programit “Super-Shkollat”, Maqedonia e Veriut vendosi rekord krahasuar me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në aktivitetin me titull “Njihuni me Super-shkollat në Maqedoninë e Veriut”. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e Programit të Shkëmbimit të Super-shkollave 2025-2026 në Ballkanin Perëndimor. Sot u hap zyrtarisht cikli i katërt i programit “Super-shkollat” i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), i cili zbatohet nga RYCO dhe GIZ-i.
Më shumë
15.09.2025
Sabriu me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit për Pensionet: Vetëm një komb i arsimuar financiarisht është një komb i fuqishëm
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në ngjarjen qe shenon Ditën e Ndërgjegjësimit për Pensionet - 15 Shtator. Ngjarja u organizua nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), dhe u mbajt në SGGUGS “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.
Më shumë
05.09.2025
Sabriu në Konferencën Ndërkombëtare për Ndërhyrje të Hershme në Lisbonë: “Modelin që e ndërtuam siguron që secili fëmijë të ketë mundësi të barabarta të zhvillimit dhe integritet të plotë”
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, ishte pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Ndërhyrje të Hershme në Lisbonë, me ç’rast e prezantoi sistemin e ndërhyrjes së hershme për fëmijët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
05.09.2025
Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot filloi pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe civile për muajin gusht 2025.
Më shumë
03.09.2025
Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
25.08.2025
Të rinjtë nga rajoni marrin pjesë në Shkollën Verore për Barazi Gjinore në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, i përshëndeti sot të rinjtë- pjesëmarrës të Shkollës Verore për Barazi Gjinore, e cila zhvillohet nga 25-28 gusht në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.
Më shumë
13.08.2025
Sabriu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë: “Shoh breza që nuk kanë frikë të tregojnë kush janë, çfarë ndiejnë dhe për çfarë ëndërrojnë
Sekretari Shtetëror nga radhët e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, me ftesë të Koalicionit “SEGA” dhe të Qendrës Rinore të Ohrit, ishte për vizitë në Qendrën Rinore të Ohrit, ku, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – “12 Gushtit”, po mbahet “Java e Rinisë 2025”.
Më shumë
13.08.2025
Limani: Më në fund e zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot, në deklaratën e tij për mediat, njoftoi mbi fillimin e procesit të provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve, proces ky, i cili ka ngecur që nga viti 2023.
Më shumë