Enver Husein
Data dhe vendi i lindjes: 08.04.1971, f. Topollnica – Radovish
Përkatësia etnike: Turk, i martuar, baba i tre fëmijëve
Arsimimi:
- Arsimi fillor SHMQ “Josip Broz Tito – Radovish
- Arsimi i mesëm – Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip, Fakulteti i Shkencave Arsimore – “Profesor i diplomuar në mësim klasor”
- Magjistër i shkencave juridike – Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.
Përvoja e punës:
- 1997 – 2004 – Themelues dhe drejtues i kompanisë private;
- 2004 – 2008 – Themelues dhe kryetar i Shoqatës së Qytetarëve dhe vazhdon të marrë pjesë në të gjitha aksionet humanitare dhe vullnetare që organizohen nga Shoqata;
- 2004-2007 – Mësues klasor në SHF “Kërste Petkov Misirkov”;
- 2007-2009 – Drejtor i Entit Radiodifuziv Privat në Shtip;
- 2008-2012 – Anëtar i KSH në NP “Agro Berza”;
- 2012-2014 – Drejtor i Shërbimit Pedagogjik në MASH;
- 2014-2017 – Sekretar Shtetëror në MPPS;
- 2018-2020 - Sekretar Shtetëror në MASH;
- Prej vitit 2018 është Udhëheqës i Njësisë për ekuivalentim dhe nostrifikim;
- Gjatë angazhimit të tij profesional, ka qenë i përfshirë në shumë aktivitete koordinuese në nivel nacional si përfaqësues i institucionit shtetëror, duke marrë pjesë në konferenca dhe ngjarje të ndryshme në nivel evropian;
- Anëtar i Komitetit të Punës për Integrim Evropian;
- Anëtar i Komisionit për binjakëzimin e shkollave nga RT dhe RMV;
- Ka marrë pjesë në mbledhjen e 14 midis Republikës së Maqedonisë dhe BE të Nën-komitetit për inovacione, shoqëri informative dhe politike sociale në Bruksel, viti 2019;
- Ka marrë pjesë në mbledhjen e 15-të të Nën-komitetit për Tregun e brendshëm dhe konkurrencës midis RMV dhe BE, zhvilluar në Bruksel, në vitin 2020;
- Ka marrë pjesë në Komisionin e 63 për luftën kundër substancave narkotike dhe drogës – Vjenë, viti 2020;
- Parandalimi pa kufi – Politika efektive kundër substancave narkotike në Ballkan, viti 2020;
- Përfaqësues i Forumit të Lartë “ Kthimi i refugjatëve nga Kosova dhe integrimi i tyre në RMV”, organizuar nga OSBE/ODIHR në Beograd;
- Anëtar i partisë politike dhe njëkohësisht edhe anëtar i Kuvendit Qendror, anëtar i KD të Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni;
- Prej vitit 2008-2012, Nënkryetar i PDT
- Prej vitit 2012 është Sekretar i Përgjithshëm i PDT;
- Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020, kandidat për deputet në NJZ 4.
Gjuhët:
- Turqisht – gjuhë amtare
- Maqedonisht
- Serbisht dhe kroatisht;
- Gjermanisht dhe rusisht – nivel mesatar.
Certifikate dhe mirënjohje:
- Posedon licencë për inspektor arsimi;
- Certifikatë për pjesëmarrje në seminar, trajnim për vlerësim të shpejtë të përbashkët – viti 2005;
- Certifikatë për trajnim të mësimdhënësve klasorë në Maqedoni – viti 2008;
- RTR-Stamboll – trajnim për transmetim ndërkombëtar, viti 2009;
- Certifikatë për pjesëmarrje në akademi politike;
- Certifikatë për pjesëmarrje në trajnimin “Liderizmi dhe menaxhimi”, viti 2014;
- Certifikatë për Programin e 3-të për zhvillimin e kapaciteteve.