Shpallje/njoftime 2024

Publikuar me dt: 26.01.2024

Thirrje publike

për sigurimin e mjeteve për ofrimin e shërbimeve sociale nga komunat, Qyteti i Shkupit dhe komunat në Qytetin e Shkupit


Publikuar me dt.24.01.2024


THIRRJE PUBLIKE PËR PARASHTRIMIN E KËRKESËS NË LIDHJE ME PROGRAMIN PËR REFUNDIMIN E MJETEVE TË PAGUARA SI DETYRIME DOGANORE, TATIM I VLERËS SË SHTUAR DHE AKCIZAT PËR FURNIZIM ME AUTOMJET PËR PERSONAT ME INVALIDITET TË RËNDË, MË TË RËNDË TRUPOR DHE SHUMË MË TË RËNDË, PERSONA ME PENGESË MESATARE, TË RËNDË DHE TË THELLË INTELEKTUALE, PERSONAT PLOTËSISHT TË VERBËR ME SHOQËRUES DHE PERSONAT PLOTËSISHT TË SHURDHËR PËR VITIN 2024


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të Programit për refundimin e mjeteve të paguara si detyrime doganore, tatim i vlerës së shtuar dhe akcizat për furnizim me automjet për udhëtarë për personat me invaliditet të rëndë, më të rëndë dhe shumë të rëndë trupor, persona me pengesë mesatare, të rëndë dhe të thellë intelektuale, personat plotësisht të verbër me shoqërues dhe personat plotësisht të shurdhër për vitin 2024 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 12/24) shpallë thirrje publike për parashtrimin e kërkesës për refundimin e mjeteve të paguara si detyrime doganore, tatim i vlerës së shtuar dhe akcizë për furnizim të automjetit.             

Thirrja publike do të jetë i hapur deri në ditën e shterimit të mjeteve, por jo më vonë se data 30 shtatori 2024.

Kërkesën mund ta parashtrojë personi me invaliditet, prindi ose kujdestari i tij.

Kërkesa me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet përmes Qendrës kompetente për punë sociale deri te Komisioni për refundimin e mjeteve për blerjen e automjetit, komision ky i formuar në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Bashkëngjitur me kërkesën parashtrohet edhe dokumentacioni, si vijon:

  • Diagnoza, vlerësimi dhe mendimi nga Komisioni kompetent për përcaktimin e invaliditetit të rëndë, më të rëndë dhe shumë të rëndë trupor, për pengesën e përcaktuar mentale mesatare, të rëndë dhe të thellë, për verbërinë e plotë dhe për shurdhëri të plotë (ose kopje nga dokumenti, i vulosur te noteri);
  • Deklarata doganore (ekzemplar nga deklarata elektronike doganore, vërtetim për regjistrim i lëshuar pas doganimit), jo më të vjetër se 18 muaj nga dita e pagesës së detyrimeve doganore dhe akcizave gjatë importit të automjetit, e lëshuar nga organi doganor;
  • Dëshmi për pagesën e tatimit të vlerës së shtuar gjatë furnizimit të automjetit (ose kopje e dokumentit e noterizuar); 
  • Fatura për furnizimin e automjetit në shtet;
  • Dëshmi se në automobil është vendosur pajisje shtesë siç janë marshi automatik ose gjysmëautomatik, komandat me dorë që i zëvendësojnë komandat e këmbëve, ngritës hidraulik për karrocë invalidi ose rampë aksesi për hyrje në automobilin për të cilën dorëzohet një kopje e dokumentit të verifikuar në noter), nëse automobili është me vlerë shitblerëse mbi 10.000 euro në kundërvlerë denari, por jo më shumë se 20.000 euro në kundërvlerë denari dhe personi i pavarur do ta drejtojë automobilin, 
  • Kopje të lejes së qarkullimit dhe 
  • Kopje të llogarisë bankare.
Për informacione shtesë mund të drejtoheni çdo ditë pune prej orës 10.00-12.00 në tel. 02 3106 770 ose në Qendrën kompetente të vendit për punë sociale. 

MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.