Publikuar me dt: 10.02.2025
Në bazë të nenit 55 paragrafi (1) të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/2024), dhe në lidhje me nenin 8 paragrafi 5 të Ligjit për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 61/04, 96/04, 67/07, 156/09, 47/11, 192/15, 209/18 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150 /21, 173/22 dhe 170/2024) dhe nenin 39 paragrafi 8 të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 254/24), dhe në përputhje me nenin 3 të Programit për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investive të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me numër 50-1589/2 të datës 07.02.2025 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 27/25), Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë miratoi:
Kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore në për komuna në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për vitin 2025
Në përputhje me Programin për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investive të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me numër 50-1589/2 të datës 07.02.2025 dhe mjeteve të përcaktuara, gjegjësisht të planifikuara për këtë qëllim të Ministrisë për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve për vitin 2025 në Ndarjen 150.01 - Financimi i veprimtarive në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në Programin/Nën-programin A - Decentralizim, AA projekte të infrastrukturës në komuna, kategoria 48 - shpenzime kapitale, të zërit 488 – dotacione kapitale për NJVL, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të bëjë shpërndarjen e këtyre dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore nëpër komuna komunat e Qytetit të Shkupit për vitin 2025 në pajtim me Ligjin për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Ligjin për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
I. KRITERET
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të shpërndajë dotacionet kapitale për projektet infrastrukturore nëpër komuna dhe në komunat e Qytetit të Shkupit në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, sipas këtyre kritereve:
- Popullsisë rezidente në komunë, sipas regjistrimit të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Dokumentacionit të plotë projektues me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme për fillimin e procedurës për prokurim publik, me përllogaritje paraprake të rishikuar jo më të vjetër se 12 muaj për të garantuar realizimin e papenguar të projekteve.
II. PROCEDURAT
Në pajtim me nenin 8 paragrafi (1) të Ligjit për financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 61/04, 96/04, 67/07, 156/09, 47/ 11, 192/ 15, 209/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150/21, 173/22 dhe 170/2024) me dotacione nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga buxhetet e fondeve sigurohen të hyra shtesë në buxhetin e komunës për financimin e kompetencave të saj të përcaktuara me ligj.
Në pajtim me nenin 8 paragrafi 3 të këtij ligji, lloji, shuma dhe shpërndarja e dotacioneve kapitale për komuna janë pjesë përbërëse e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e buxheteve të fondeve.
Në pajtim me nenin 8 paragrafi 4 të këtij ligji, ministritë dhe fondet kompetente, jo më vonë se 30 prilli i vitit aktual, do t'i publikojnë kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara për ndarjen e dotacioneve të dedikuara dhe kapitale.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të publikojë në ueb faqen e saj kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore në komunat dhe komunat në Qytetin e Shkupit në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për vitin 202, sipas Programit për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investive të komunave dhe komunave në Qytetin e Shkupit për vitin 2025 .
Ministria e Pushtetit Lokal do të shpallë thirrje për shprehje të interesit nga komunat dhe komunat e qytetit të Shkupit për financimin e projekteve infrastrukturore në bazë të kritereve të publikuara në këtë shpallje.
Monitorimin dhe koordinimin e aktiviteteve për realizimin e Programit për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investive të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025 – Nën-programi AA – Projekte infrastrukturore në komuna do të kryejë Trupi Koordinues për Monitorim dhe Koordinim të aktiviteteve.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të nenit 39 paragrafi 8 të Ligjit për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 254/24), me propozim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Pushtet Lokal do të miratojë Vendim për shfrytëzimin dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025.
Pas miratimit të Vendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të lidhë kontrata me të cilat do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe të komunës përfituesve të mjeteve për dotacione kapitale për projekte infrastrukturore për vitin 2025.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të monitorojë shfrytëzimin e dotacioneve kapitale dhe në përputhje me nenin 39 paragrafi 8 të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 254/24) ekzekutimi i mjeteve do të bëhet në bazë të punimeve të kryera dhe dokumentacionit të plotë pagesor.
Gjatë konstatimit të parregullsive në shfrytëzimin e dotacioneve, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë mund të ndërpresë pagesën e mjeteve dhe për këtë do ta njoftojë Ministrinë e Financave.
III. MËNYRA E SHPËRNDARJES
Komisioni e Evaluimit do të kryejë kontrollin e plotësisë dhe vlefshmërisë dhe përzgjedhjes do t’i dorëzojë Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë propozim për përzgjedhjen e projekteve për financim.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do t'i dorëzojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut propozim-Vendim për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat për vitin 2025.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të lidhë kontrata për dotacione kapitale në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për vitin 2025 menjëherë pas miratimit të Vendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.