14.12.2024

Kushtet e reja hapësinore për më të vegjlit në Karbinci

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryeministrin Kristijan Mickoski dhe kryetarin e komunës së Karbincit, Viktor Paunov, shënuan fillimin e zgjerimit të objektit ekzistues të kopshtit “Kokiçinja” në komunën e komunën e Karbincit.

Me zgjerimin e objektit do të dyfishohet kapaciteti, pra nga 50 fëmijë që janë aktualisht do të kujdeset për 100 fëmijë. Me këtë zgjerim do të hapen mundësitë për përkujdesjen dhe edukimin e edhe më shumë fëmijëve nga Karbinci dhe rrethina, në kushte moderne dhe të sigurta.

Me këtë zgjerim do të hapen mundësitë për përkujdesjen dhe edukimin e edhe më shumë fëmijëve nga Karbinci dhe rrethina, me kushte moderne dhe të sigurta.Vlera e përgjithshme e projektit me TVSH është 19.370.973,00 denarë, prej të cilave 13.936.897,00 denarë janë siguruar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ndërsa 5.091.957,00 denarë janë siguruar nga Komuna e Karbincit. Punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm dhe ambientet të vihen në funksion vitin e ardhshëm shkollor.

“Me këtë investim ne po krijojmë jo vetëm një hapësirë të re, por edhe një të ardhme më të mirë. Ne ofrojmë një vend ku fëmijët do të rriten në një mjedis që i inkurajon ata të mësojnë, të krijojnë dhe të ëndërrojnë”, tha Velkovski.

“Ne jemi të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie ku çdo fëmijë ka mundësi të barabarta për edukim dhe kujdes. Së bashku po ndërtojmë themelet për një të ardhme të fortë dhe të ndritur!”, theksoi Velkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.