25.07.2025

Limani: Edukimi dhe të kuptuarit e konceptit të anticiganizmit do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie të barabartë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka mbajtur sot fjalim në kuadër të Trajnimit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut – “Roma Youth Combating Antigypsyism”, organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Analiza Politike - ROMALITIKO në partneritet me Shoqatën e qytetarëve "ROMAVERZITAS" Shkup. Trajnimi mbështetet nga Departamenti i Rinisë i Këshillit të Europës në kuadër të programit Rinia për Demokraci.

Qëllimi kryesor i trajnimit është të përmirësojë shkathtësitë e pjesëmarrësve për të vepruar si trajnues ose multiplikatorë  për edukimin e të drejtave  të njeriut dhe për anticiganizmin në kontekstin e kurseve nacionale apo lokale për trajnim përmes përdorimit të COMPASS dhe MIRRORS.

Ministri Limani theksoi se tema anticiganizëm dhe diskutimi i hapur për të është me rëndësi, sepse kështu mund të arrihen ndryshime strukturore dhe politike për romët në Ballkanin Perëndimor dhe ndryshime në perceptimin e romëve.

“Manifestimi anticiganizmit përmes prizmit të politikave dhe praktikave publike paraqiten në jetën e përditshme të romëve. Prandaj, është thelbësore të merret parasysh natyra sistematike ose strukturore e anticiganizmit. Prandaj është e nevojshme të edukohet shoqëria, të kuptohet koncepti dhe të përcaktohen mekanizmat që do ta parandalojnë këtë fenomen dhe do të kontribuojnë për një shoqëri të barabartë”, tha Limani.

Ai iu referua politikave dhe projekteve për të cilat Ministria ka punuar në periudhën e kaluar, si dhe vazhdimësinë e tyre. Në të njëjtën kohë, u nënvizuan angazhimet për përfshirje më të madhe të fëmijëve romë në arsimin parashkollor, ndërgjegjësimi më i madh i pjesëtarëve të komunitetit rom përmes Qendrave informative rome, përfshirja e romëve të papunë në masa aktive punësimi, identifikimi i personave të pa evidentuar në Librat amë të të lindurve masa – Garancia rinore, që targeton të rinj të papunë etj.

Limani shprehu besimin se fokusi i politikave të punësimit mbetet prioritet i kësaj Qeverie me theks të veçantë tek të rinjtë.

Ministri u uroi të pranishmëve trajnim të suksesshëm, përvetësim të përvojave pozitive, praktika të mira për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftë kundër anticiganizmit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.