17.07.2025

Limani: “Gjashtë Marrëveshje të reja të nënshkruara me komunat për financimin e projekteve infrastrukturore të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve”
 
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot nënshkroi gjashtë Marrëveshje të reja me gjashtë komunat, të cilat aplikuan në Thirrjen e Dytë Publike për shfaqje interesimi mbi financimin e projekteve infrastrukturore të Nënprogramit AA, me vlerë prej 520 milionë denarësh.

Në Thirrjen për Financim të Projekteve në kompetencë të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve me dokumentacion të plotë aplikuan komunat në vijim: Gazi Baba, Gjorçe Petrovi, Karposhi, Kratova dhe Çashka - për ndërtimin e objekteve për arsim parashkollor (kopshte fëmijësh), dhe komuna e Koçanit - për një objekt në fushën e mbrojtjes sociale, Shtëpi të të Moshuarve.

Bashkë me katër aplikimet e Thirrjes së Parë Publike, Ministria po i financon gjithsej dhjetë projekte infrastrukturore.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ministrive resoriale, investon në projekte, zbatimi i të cilave kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës lokale, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në zhvillimin dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.