05.12.2022
Listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare u publikuan në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetjen financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë.
Nëse disa nga qytetarët/përfitues të kategorive të përfshira me këtë ligj nuk janë në listë dhe konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të parashtrojnë ankesë te Komisioni për vendimmarrje për kundërshtim për mbështetje financiare i themeluar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, brenda tre ditëve nga data e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare.
Komisioni, pas shpalljes së ankesave të parashtruara vendos në afat prej 15 ditëve nga dita e parashtrimit të ankesës. Gjatë kësaj, Komisioni u dërgon njoftim përfituesve dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara, kurse për kundërshtimet e refuzuara dërgon shkresa deri tek parashtruesit. Afati për parashtrimin e ankesës është 3 ditë, duke filluar nga data 06.12 2022 deri më 09.12.2022.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton gjithashtu se pagesa e mbështetjes financiare, në përputhje me këtë ligj, për përfituesit e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve do të bëhet më dt. 12.12.2022. kurse për përfituesit e kompensimit në të holla në bazë të papunësisë, pagesa do të bëhet më dt. 14.12. 2022. Për shfrytëzuesit e pensionit dhe shfrytëzuesit e së drejtës së kompensimit të dëmtimit fizik, mbështetja financiare për muajin dhjetor është paguar me pagën pensionit të nëntorit.
Me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pagesa e mjeteve që janë pjesë e mbështetjes financiare, sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike paguhet ndaras nga pagesa e rregullt mujore e mjeteve që rezultojnë nga të drejtat sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve.
Ministria njofton gjithashtu se listat janë publikuar sipas nenit 17, nenit 18 dhe nenit 19 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe në lidhje me nenin 5 të Ligjit për mbështetjen financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për t'u ballafaquar me krizën energjetike.