07.11.2024

Ministri Limani në një vizitë dyditore në Turqi për Samitin e gjashtë ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Republikën e Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë Ndërkombëtar për Gratë dhe Drejtësinë, i cili këtë vit ka temën - Gratë në Epokën e Inteligjencës Artificiale (IA): Sfida në rritje dhe mundësi në rritje.

Samiti mbahet në nivelin më të lartë, me praninë e Presidentit të Republikës së Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, zonjës së parë të këtij vendi, Emine Erdogan, ministres së Familjes dhe Çështjeve Sociale znj. Ozdemir Gjoktash, ministra nga disa vende dhe përfaqësues të Shoqatës së grave dhe demokracisë në vend.

Përveç pjesëmarrjes së ministrit Limani në Samit, janë planifikuar edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në të.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.