05.03.2025

Ministrit Limani iu nda pllakë jubilare nga Kryqi i Kuq

Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, z. Sait Sait, i ndau një pllakë Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani.

Ministri Limani, në fjalën e tij para të pranishmëve, duke shprehur konsideratë për këtë gjest nga Kryqi i Kuq, theksoi se pllaka është dëshmi simbolike e përkushtimit tonë të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, me theks në kategoritë е cenuara.
“Ky partneritet i yni është i një rëndësie të veçantë, sepse si bartës të përgjegjësisë sociale, ne kemi një rol kyç në krijimin e një komuniteti të fortë”, nënvizoi Limani. 

“Nëpërmjet bashkëpunimit tonë, ne vazhdimisht reflektojmë përkushtimin tonë për përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta - ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës për njerëzit në nevojë, veçanërisht ata që gjenden në pabarazi sociale dhe ekonomike, duke përfshirë të moshuarit, fëmijët, gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, refugjatët dhe migrantët”, vijoi më tej Limani. 

Ai vuri në dukje se lidhja e  fortë e vendosur në  formë partneriteti kontribuon në zbatimin e projekteve që ofrojnë akses në shërbimet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbështetje në përvetësimin e aftësive për punësim më të lehtë të kategorive të cenuara, gjë që është thelbësore për integrimin e tyre në shoqëri. 

“Gëzuar 80 vjetorin e themelimit të Kryqit të Kuq, duke Ju uruar edhe shumë projekte dhe bashkëpunime të suksesshme. Le të vazhdojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët tanë. Sepse të gjithë në shoqëri janë të rëndësishëm!, tha në fund të fjalës së tij ministri Limani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.