12.01.2023

MPPS: Filloi pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pagesa e mbështetjes financiare vijon në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike.

Mbështetja vlen për:

  • shfrytëzuesit e së drejtës për sigurim social për të moshuarit,
  • shfrytëzuesit e kompensimit të posaçëm,
  • shfrytëzuesit e së drejtës së kompensimit për shkaqe invaliditeti,
  • shfrytëzuesit për kompensim për invaliditet dhe ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër ndëërsa nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të invaliditetit, pa pasur nevojë për kontroll mjeksor dhe
  • kryefamiljarët që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar.

Këta qytetarë marrin mbështetje financiare nga 3.000 denarë në muaj, për një periudhë prej katër muajsh.

Sot, paguhet mbështetja financiare për personat e papunë-përfitues të së drejtës në sigurim material në formë të kompensimit monetar, në përputhje me Ligjin për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit.

Mbështetja financiare për këta shfrytëzues është 3000 denarë në muaj, për një periudhë katër mujore dhe paguhet nga Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut.

Përmes Fondit për sigurim pensional dhe invalidor paguhet përkrahja financiare për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 14.000 denarë , dhe për shfrytëzuesit me pension deri në 11.525 denarë në muaj, 1.500 denarë në muaj , për periudhën katër mujore dhe nga nga 11.526 denarë deri 14.000 denarë në muaj, arrin 750 denarë në muaj, për një periudhë katër mujore. Për shfrytëzuesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik 750 denarë në muaj për katër muaj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.