27.11.2023

MPPS: Njoftim për ditët jopune

Në bazë të konkluzioneve të miratuara në seancën e 199-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 14.11.2023, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se:

të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit më 29 nëntor 2023 (e mërkurë) do të punojnë me orar të shkurtuar deri në ora 12:00, ndërsa 30 nëntor 2023 (e enjte) është caktuar si ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në rajonin e qytetit të Shkupit. E njëjta nuk do të punohet.

Ky vendim vlen edhe për shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e qytetit të Shkupit, por theksojmë se NUK vlen për institucionet publike parashkollore, institucionet shëndetësore dhe shërbimet e sigurisë në rajonin e qytetit të Shkupit.

Informojmë se ato duhet të përpilojnë planet e tyre që do të mundësojnë funksionimin normal të institucioneve. Rekomandohet që komunat e qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit t’i zbatojnë konkluzionet.

Njëkohësisht rekomandohet që sektori privat në rajonin e Qytetit të Shkupit, e veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe Hotel “Aleksandar Palace” t’i zbatojnë konkluzionet.

Ky vendim është marrë për shkak të takimit të 30-të ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2023 në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.