10.03.2025

Përkujtohet tragjedia e hebrenjve të Shtipit

Me rastin e 11 Marsit - Ditës së dëbimit të hebrenjve të Maqedonisë, zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, mori pjesë në një program përkujtimor në Këshillin e Komunës së Shtipit.

Në kuadër të shënimit të kësaj date nëpër rrugët e Shtipit, nga komuna e Shtipit deri te Monumenti i hebrenjve të dëbuar nga Shtipi është mbajtur “Procesioni i të gjallëve”.

Një delegacion qeveritar vendosi lule të freskëta në Monumentin e hebrenjve të dëbuar nga Shtipi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.