Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” të Bashkimit Evropian
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon publikun se Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrëse në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat" (Citizens, Equality, Rights and Values -CERV) të Bashkimit Evropian, për të gjitha fushat prioritare përveç “Vlerave të Bashkimit”, në përputhje me Marrëveshjen e Pjesëmarrjes, të nënshkruar më 24 qershor 2025, e cila do të zbatohet nga 1 janari i 2025-ës.
Ky informacion është i disponueshëm në dokumentin zyrtar të Komisionit Evropian:https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/docs/2021-2027/cerv/guidance/list-3rd-country-participation_cerv_en.pdf.
Programi “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” është instrumenti më i madh financiar i Bashkimit Evropian, i dedikuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave themelore, të vlerave dhe të demokracisë. I njëjti Program, ka për qëllim avancimin e sundimit të së drejtës, të barazisë dhe të mosdiskriminimit, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.
Përfshirja e Maqedonisë së Veriut mundëson që institucionet, organizatat e shoqërisë civile, universitetet dhe palët e tjera relevante të aplikojnë me projektet e tyre dhe të bashkëpunojnë me partnerët evropianë në iniciativa të përbashkëta.