07.03.2025
Punonjëset sociale e transformojnë jetën e grave dhe i ndihmojnë ato të arrijnë pavarësinë ekonomike
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve, në partneritet me UN Women Maqedoni e Veriut, organizoi panel diskutimi me titull “Fuqia transformuese e punonjëseve sociale” me rastin e shënimit të “8 Marsit” – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ngjarja, e cila u zhvillua në Qendrën e Ndërmarrjeve Sociale të Ministrisë, mblodhi së bashku politikëbërës, punonjës socialë dhe përfaqësues nga komuniteti akademik për të diskutuar mbi rolin jetik të punonjësve socialë në adresimin e nevojave të grupeve më të cenueshme dhe promovimin e përfshirjes sociale.

Punonjësit socialë, përfshirë edhe gratë, luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore. Ato punojnë në mënyrë aktive për të eliminuar dhunën ndaj grave, për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar akses në burime dhe mbështetje për gratë që janë në një pozitë të papërshtatshme. Në fund, dua t'u drejtohem të gjitha punonjëseve sociale: Puna juaj, edhe pse shpesh e padukshme, lë një gjurmë të pashlyeshme shprese dhe dashurie në zemrat e atyre që ju u ndihmoni.
Vazhdoni të jeni dritë për ata që kanë humbur shpresën. Kujdesi juaj është diçka që e bën botën një vend më të mirë për të gjithë”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
"Një grua e fuqizuar ekonomikisht do të thotë një familje ekonomikisht më e fortë dhe një shoqëri ekonomikisht më e qëndrueshme." Fuqizimi i grave për t'u çliruar nga çdo formë dhune ndaj tyre, si dhe fuqizimi i tyre ekonomik, është jo vetëm i drejtë, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më elastike. Ky dialog, në muajin e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është vazhdimësi e përkushtimit tonë për të mbështetur prioritetet nacionale dhe përpjekjet për ndryshime kuptimplote dhe pozitive për të gjitha gratë dhe vajzat”, tha Vesna Ivanoviq-Kastared, shefe e Zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut.

Punonjëset sociale janë shtylla e sistemeve të mbrojtjes sociale, duke ofruar shërbime thelbësore për ata që kanë më shumë nevojë për to, gratë që duan të çlirohen nga dhuna, të rindërtojnë jetën e tyre dhe të fitojnë pavarësinë ekonomike. Ky panel diskutimi i theksoi sfidat me të cilat përballen çdo ditë, duke përfshirë burimet e kufizuara, numrin e madh të çështjeve dhe investimin emocional. Po ashtu, eksploroi mënyra për të forcuar mbështetjen për punonjësit socialë, duke u siguruar që ata të kenë mjetet dhe burimet e nevojshme për të ndihmuar në mënyrë efektive komunitetet në krizë.

Për më tepër, nga data 7 deri më 9 mars 2025, në Qendrën Tregtare East Gate Mall (kati i dytë) po mbahet "Panairi për ndikimin social dhe fuqizimin ekonomik të grave" për të mbështetur bizneset me përgjegjësi shoqërore, gratë me punime artizanale dhe sipërmarrëse, si dhe për të inkurajuar përfshirjen e tyre të qëndrueshme ekonomike.