26.03.2025
R E A G I M
Në lidhje me deklaratën e presidentit të Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPAOGjShQ), për pretendimet për ushtrim të presionit mbi punoëtorët në qendrat për punë sociale, si dhe kërcënimet se do të largohen nga puna nëse dalin në protest, ju njoftojmë se nga Kabineti i Ministrit dhe vetë Ministri Fatmir Limani nuk ka ndodhur diçka e tillë, dhe ky veprim është i papranueshëm dhe nuk duhet të ndodhë.
E drejta për protestë është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe është e garantuar me shumë dokumente ndërkombëtare, si dhe në kushtetutat kombëtare të shumë shteteve.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e drejta për protestë është e garantuar nga Kushtetuta, që do të thotë se qytetarët kanë të drejtë të mblidhen paqësisht dhe të organizojnë protesta, mitingje dhe demonstrata.
Ministria ka dalë tashmë me një njoftim, duke dënuar ngjarjen e pahijshme në Qendrën për Punë Sociale në Prilep dhe gjithashtu ka informuar se procedura për sigurinë fizike të të gjitha qendrave për punë sociale dhe institucioneve publike për mbrojtjen sociale është në fazën përfundimtare dhe do të realizohet së shpejti.