23.09.2025

Sabriu: “Me 23 shkolla të mbështetura përmes programit “Super-Shkollat”, Maqedonia e Veriut vendosi rekord krahasuar me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor” 

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në aktivitetin me titull “Njihuni me Super-shkollat në Maqedoninë e Veriut”. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e Programit të Shkëmbimit të Super-shkollave 2025-2026 në Ballkanin Perëndimor. Sot u hap zyrtarisht cikli i katërt i programit “Super-shkollat” i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), i cili zbatohet nga RYCO dhe GIZ-i.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Sekretari Shtetëror, Sabriu, e karakterizoi ngjarjen si një mundësi për të nxjerrë në pah përpjekjen e përbashkët të palëve mbi mbështetjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e tyre personal dhe të mëtejshëm akademik.

“Këtë vit, mund të themi me krenari të veçantë se Republika e Maqedonisë së Veriut vendosi rekord për numrin më të madh të shkollave të mesme të përfshira në programin “Super-Shkollat” krahasuar me pesë vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Gjithsej 23 shkolla do të marrin pjesë në programin “Super-Shkolla”, përkatësisht, 23 grante të shpërndara në shkollat e mesme, nxënësit e të cilave do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë të paharrueshme dhe të jashtëzakonshme. Kjo tregon qartë potencialin e të rinjve tanë, kreativitetin, inovacionin dhe përkushtimin e tyre, por dhe përcaktimin tonë si shtet dhe si Ministri e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve që t’u ofrojmë mjete dhe platformë për mësim dhe zhvillim” - tha Sabriu.

Ai, në emrin e tij dhe në emër të Ministrisë, shprehu përkushtimin e fuqishëm për mbështetje ndaj RYCO-s si partner që mundëson hapjen e mundësive të reja të të rinjve, promovimin e paqes dhe të dialogut ndërkulturor ndërmjet komuniteteve të ndryshme, si dhe nxitjen e vlerave si solidariteti, mirëkuptimi dhe inovacioni.

Ai falënderoi të gjithë të përfshirët - mësuesit, mentorët, shkollat dhe të rinjtë, energjia dhe përkushtimi i të cilëve janë janë përgjegjës për ta çuar projektin përpara.

Në fund, e përmbylli me mesazhin për të rinjtë:

“Tani është koha juaj! Jini të guximshëm, provoni gjëra të reja, frymëzoni të tjerët dhe dëshmoni se të rinjtë mund ta ndryshojnë botën. Filloni sot dhe mos u ndalni”!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.