15.09.2025
Sabriu me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit për Pensionet: Vetëm një komb i arsimuar financiarisht është një komb i fuqishëm
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në ngjarjen qe shenon Ditën e Ndërgjegjësimit për Pensionet - 15 Shtator. Ngjarja u organizua nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), dhe u mbajt në SGGUGS “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.

Për të rritur njohuritë financiare financiare tek të rinjtë, çdo vit organizohen aktivitete edukative, ku të rinjtë kanë mundësinë të mësojnë më shumë rreth sistemit të pensioneve dhe mundësive të investimit në të ardhmen e tyre.
“Si Ministri e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, i kushtojmë vëmendje të veçantë mbështetjes së edukimit financiar të të rinjve. Sepse jeni ju - brezat e rinj - ata që do të zgjidhni sfidat e së nesërmes dhe do të ndërtoni themelet e një shoqërie të qëndrueshme”, theksoi Sabriu.

Ai theksoi se njohuritë financiare janë baza për planifikim të përgjegjshëm, marrjen e vendimeve të duhura dhe krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. Gjithashtu, të dish se si funksionon sistemi i pensioneve, pse është e rëndësishme të investosh dhe të kursesh në kohën e duhur, do të thotë të kesh siguri dhe paqe në të ardhmen tënde.
“Të dashur të rinj, investoni në njohuritë dhe të ardhmen tuaj. Njohuritë financiare janë mbrojtja më e mirë që mund të keni. Ju përgëzoj për interesin dhe pjesëmarrjen tuaj aktive dhe ju inkurajoj: jini kuriozë, bëni pyetje, mësoni dhe investoni në veten tuaj. Ju jeni brezi që do ta bëjë vendin tonë më të fuqishëm, më të drejtë dhe më të suksesshëm: Mbani mend e ardhmja juaj fillon sot dhe ju keni fuqinë ta formësoni atë. Vetëm një komb i arsimuar financiarisht është një komb i fuqishëm” i porositi të rinjtë Sabriu”.

Ai i përshëndeti iniciativat dhe ngjarjet edukative që po zbatohen në shkolla, sepse ato janë mënyra më e mirë që të rinjtë të mësojnë se çdo hap i vogël sot do të thotë siguri e madhe në të ardhmen.