05.09.2025

Sabriu në Konferencën Ndërkombëtare për Ndërhyrje të Hershme në Lisbonë: “Modelin që e ndërtuam siguron që secili fëmijë të ketë mundësi të barabarta të zhvillimit dhe integritet të plotë”

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, ishte pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Ndërhyrje të Hershme në Lisbonë, me ç’rast e prezantoi sistemin e ndërhyrjes së hershme për fëmijët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo platformë prestigjioze mundësoi të ndahet përvoja dhe progresi në këtë fushë me ekspertë nga e gjithë bota.

Sekretari Shtetëror shprehu kënaqësi të madhe për punën e përkushtuar të ekipit, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Punës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Theksi u vu në modelin, i cili është ndërtuar me synimin të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për zhvillim dhe integritet të plotë.

Modeli që kemi ndërtuar synon të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për zhvillim dhe integrim të plotë.

Shkëmbimi i njohurive dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë tme rëndësi helbësore për avancimin e politikave tona, si dhe për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Sabriu shprehu falënderime të veçanta ndaj UNICEF-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe për përkushtimin në këtë drejtim, si dhe për organizatorët e kësaj mundësie.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.