10.10.2025

Sekretari Shtetëror, Sabriu, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Ministrave Përgjegjës për të Rinjtë, në kuadër të Këshillit të Evropës në Maltë 

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, e përfaqësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut në Konferencën e 10-të të Ministrave Përgjegjës për të Rinjtë, në kuadër të Këshillit të Evropës, në Maltë.

Në këtë forum të rëndësishëm evropian, i cili mblodhi përfaqësues nga i gjithë kontinenti, u riafirmua angazhimi ynë në krijimin e politikave gjithëpërfshirëse rinore, të cilat u ofrojnë të rinjve zë, mundësi dhe hapësirë për të ndikuar rreth së ardhmes së tyre.

“Me rëndësi thelbësore është që të krijojmë hapësira dhe mekanizma, ku të rinjtë mund të marrin pjesë - këshilla rinore lokale, platforma debati, organizata rinore, edukim për shkathtësi demokratike. Ata duhet të kenë besim se zërat e tyre vlejnë, se idetë e tyre dëgjohen, si dhe vlerësohen. Kur të rinjtë marrin pjesë aktivisht, institucionet demokratike përforcohen, besimi rikthehet” - tha Sabriu.

Sekretari Shtetëror iu referua përpjekjeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila, duke njohur rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri, i ka vendosur politikat për të rinjtë si shtylla kryesore të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Ai theksoi se është një nga sfidat dhe përgjegjësitë më të mëdha, por njëkohësisht, është nder i madh të jesh pjesë e shkrimit të kapitullit të ri të vendit, ku të rinjtë janë në qendër të politikave tona.

“Ata janë të përfshirë në nivel qendror, si pjesë e institucioneve që krijojnë politika, por edhe në nivel lokal, ku të njëjtat realizohen. Si Qeveri, vazhdojmë t'i realizojmë përpjekjet tona në veprim, e që nënkupton krijim të qendrave të të rinjve dhe të këshillave lokalë të të rinjve në çdo komunitet, prej nga do të dëgjohet zëri i të rinjve. Ndërkaq, ne, jemi këtu, për t'i mbështetur. Rinia, e cila flet hapur - mund të bëjë ndryshime në shoqëri. Bashkërisht, të ndërtojmë shoqëri demokratike që zgjasin - të qëndrueshme dhe të ndërtuara mbi themelet e drejtësisë,  të lirisë dhe të përfshirjes” – shtoi më tej, Sabriu, në Maltë.

Eventi u përmbyll me nënshkrimin e Deklaratës së Konferencës së 10-të të Ministrave Përgjegjës për Rininë të Këshillit të Evropës. Ajo paraqet vërtetim të përpjekjeve të përbashkëta mbi avancimin e demokracisë, mbi të drejtat e njeriut, si dhe mbi sundimin e ligjit, përmes konsolidimit të rolit të të rinjve në jetën demokratike dhe të perspektivave të tyre në proceset e vendimmarrjes.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.