16.06.2025
Shkolla e Parë Kombëtare Verore për të Rinj për Përfshirje Sociale hapet zyrtarisht sot
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), sot hapi zyrtarisht Shkollën e parë Kombëtare Verore Rinore për Përfshirje Sociale.
.jpg)
Shkolla Verore Rinore do të mbahet nga 16 deri më 20 qershor në Mavrovë, dhe thirrja për pjesëmarrje ishte e destinuar për të rinj nga Maqedonia e Veriut të moshës 16 deri në 22 vjeç.
Përafërsisht 40 të rinj kanë mundësinë të marrin pjesë në shkollën verore rinore, e cila është një platformë për fuqizimin e të rinjve si agjentë për ndryshime. Pjesëmarrësit, përmes metodave interaktive të punës, do të kenë mundësinë të takohen dhe të shoqërohen me bashkëmoshatarë nga i gjithë vendi dhe të fitojnë aftësi të reja që lidhen me zhvillimin personal, marrëdhëniet ndërpersonale dhe punën në grup.
.jpg)
Siç u përmend më lart, shkolla verore do të bazohet në qasjen “Sporti për Zhvillim”, duke përdorur sportin si mjet pedagogjik për të promovuar edukimin e të rinjve, përfshirjen dhe zhvillimin personal të pjesëmarrësve.
Në hapjen e shkollës verore për të rinj mori pjesë Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, i cili në fjalimin e tij theksoi se përfshirja sociale nuk është vetëm një fjalë, por është mision jetësor.

“Energjia, kreativiteti dhe dëshira juaj për drejtësi janë çelësi i ndërtimit të një shoqërie ku të gjithë kanë shanse të barabarta për t'u zhvilluar dhe për të jetuar me dinjitet”. Kjo shkollë verore është hapësira juaj për t’i zhvilluar ato aftësi, për t’u lidhur me njerëz që ndajnë të njëjtin entuziazëm dhe shpresoj se do t’ju sjellë jo vetëm njohuri, por edhe frymëzim, guxim dhe forcë për të ecur përpara, pavarësisht të gjitha sfidave. Uroj që kjo energji dhe ky bashkim i krijuar këtu mes jush, t’ju udhëheqin gjatë gjithë jetës suaj”, theksoi Sabriu.
Ai u uroi të rinjve të pranishëm ditë shumë të suksesshme, lojë të ndershme, miqësi të sinqerta dhe momente të panumërta me çka do të dëshmohet se janë në vendin e duhur, me qëllim që ta bëjnë botën një vend më të mirë!
“Na mbetet t'ju mbështesim dhe të investojmë te ju në vazhdimësi, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë një brez të shëndetshëm, aktiv dhe të vetëdijshëm - brez që do të ndërtojë një të nesërme më të mirë” - tha Sabriu.