22.07.2024

Takim i ministrit Limani me Koordinatorin Nacional të ONP-së, Kërstanovski 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim me Koordinatorin Nacional të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), Emil Kërstanovski.

 

Në takim, Koordinatori Nacional, Kërstanovski ka shtjelluar rolin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe vendi ynë, dhe si e tillë, obligohet që të ratifikojë konventat e miratuara në nivel të kësaj organizate dhe në këtë mënyrë ato të bëhen pjesë e legjislacionit nacional.

 

Bashkëbiseduesit diskutuan për fushat që i mbulon bashkëpunimi i Ministrisë me ONP-në, në fushën e politikës sociale, sigurisë sociale dhe sigurimit social, si dhe në fushën e sistemit pensional dhe politikave rinore.

 

Të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shprehën gatishmëri për avancimin e zgjidhjeve ligjore, krijimin e programeve, planeve dhe masave që do të ishin në interes të qytetarëve, të shtetit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.