21.10.2024

Takim Limani–Gjoktash në Gjenevë: Maqedonia dhe Turqia janë vende mike, po e forcojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave pozitive 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë vizitës së tij të punës në Gjenevë, ka takuar ministrin e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Ozdemir Gjoktash.

 

Pikat kryesore të bisedës mes dy ministrave në takimin e sotëm ishin nga fushat që i mbulojnë dy ministritë, si: avancimi i të drejtave të grave dhe shërbimeve sociale, përforcimi i vlerave familjare, çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, mbrojtja e grave, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. 

Në takim u hap edhe tema e barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Gjithashtu u diskutua edhe për fushat e demografisë dhe rinisë. 

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushat nën juridiksionin e ministrive dhe shkëmbimin e përvojave pozitive për to. 

Të dyja palët u pajtuan se Turqia dhe Maqedonia kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve të ngushta partneriteti dhe se kjo traditë mes dy vendeve do të vazhdojë me ritme edhe më të forta.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.